Historiku i krizave financiare dhe efekti i krizës financiare në ekonominë amerikane

AuthorJeton Zogjani
PositionMBA & MSc
Pages22-31
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
22
Historiku i krizave financiare dhe efekti i krizës
financiare në ekonominë amerikane
Jeton Zogjani
MBA & MSc
Abstrakt
Në këtë punim është hulumtuar mbi historikun e krizave financiare gjatë shekujve të
fundit dhe efekti i këtyre krizave në ekonomin globale po ashtu është hulumtuar edhe
de-rregullimin i sistemit ekonomik global nga krizat financiare, si dhe një fokus të veçantë
në këtë hulumtim i është dhënë edhe efektit të krizës së fundit financiar globale në
ekonominë amerikane. Punim është i bazuar kryesisht në argumentet teorike dhe ofron
shtjellim mbi ecurinë e krizave financiare dhe efekti i këtyre krizave në periudhe post
krizë. Në fakt, ky punim është i përbëre në tre (3) kapituj kryesor: Në Kapitullin e parë (I)
është identifikuar historiku i krizave financiare nëpër vendet me ekonomi të zhvilluar
pastaj janë analizuar faktorët që kanë ndikuar deri tek shfaqja e tre (3) krizave me pasoja
mjaft më të mëdha globale, si dhe vlera totale e dëmeve që kanë shkaktuar këto kriza në
ekonomin e gjithëmbarshme. Kapitulli i dytë (II) është i bazuar kryesisht në shkaqet e
krizave financiare dhe de-rregullimin e sistemin ekonomik dhe financiar pastaj është
analizuar efekti i shkollave ekonomike dhe ndikim i politikave qeveritare mbi tejkalimin
e tre (3) krizave me përmasa globale. Gjithashtu është analizuar ecuria e GDP-së në dy
dekadat e fundit nëpër regjionet kryesore ekonomike në botë pastaj janë identifikuar
rreziqet kryesore që ka sjellë kriza e fundit në tërë ekonomin globale si dhe janë identifikuar
rekomandimet e institucioneve me ndikim për ristrukturimin e sistemi ekonomik dhe
financiar global pas krizës së fundit financiare. Në kapitullin e tretë (III) fillimisht janë
identifikuar gjashtë (6) kriza financiare, tre (3) prej tyre me përmasa më të vogla dhe tre
(3) tjera me përmasa më të mëdha. Pastaj është analizuar në detale edhe ecuria dhe
rrjedha e krizës financiare nga flluskat e para deri tek efekti i saj në tregjet hipotekare të
SHBA-ve dhe në tërë sistemi ekonomik global.
Fjalët kyçe: ekonomia liberale, hipotekat bankare, recesioni global, tregu i kredive.
Hyrje
Nëse e shikojnë nga prospekti historik, kriza financiare nuk është një fenomen i ri
por është një fenomen që jemi ballafaquar shpesh-herë qoftë në nivel planetar (si
kriza financiare në vitin 2007, kriza e naftës 1974 dhe kriza e madhe e depresionit
1929 - 1933) qoftë në nivel të rajoneve (si kriza aziatike 1997), qoftë në nivel të
shteteve të ndryshme, (Trabelsi, M. A, 2011) & (Singh, A., 1998). Pra, është një
fenomen me të cilën shpesh-herë pa vullnetin dhe dëshirën tonë po ndeshemi në
shumë fusha të domosdoshme të jetës tonë, si në atë: ekonomike, financiare, sociale.
Ky fenomen ka sjellë lëkundje reciproke të besimit individ - institucion pastaj ka
krijuar krizë psikologjike (shqetësim tek të punësuarit, uljen e të ardhurave dhe
standardit jetësor, etj), themi shkurtë një të ardhme mjaft të pasigurt për qytetërimin
moderne. Vlerësimet mbi krizën financiare janë nga më të ndryshmet por siç
përkufizojnë (Sivakumar, N. & Krishnaswami, S. R., 2012), krizën e fundit është kriza

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT