Historiku i përmbytjeve në Shqipëri

AuthorRudina Uruçi
PositionUniversiteti Elbasan
Pages44-51
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
44
Historiku i përmbytjeve në Shqipëri
Dr. Rudina Uruçi
Universiteti Elbasan
Abstrakt
Një nga problemet më të rëndësishme dhe më shqetësuese me të cilat po përballet sot
shoqëria njerëzore e rruzullit tokësor janë dukuritë katastrofike natyrore. Në gjuhën e
përditshme flitet shpesh për rreziqet natyrore si fenomene që nuk përfshijnë ndërhyrjen
e njeriut, por në ditët e sotme është e vështirë të përcaktohet “deri ku arrijnë” rreziqet
dhe katastrofat e ashtuquajtura “natyrore” dhe, me të drejtë, para studiuesve është
shtruar pyetja: A ekzistojnë vetëm rreziqet natyrore?
Deri diku, po, por shkak për shtimin e tyre dhe për përmasat që ato marrin, lidhen
edhe me aspekte të ndryshme, si: veprimtaria njerëzore, sidomos gjatë gjysmëshekullit
të fundit. Vendi ynë është mjaft i ekspozuar ndaj rrezikut të dukurive të shumta
katastrofike. Të tilla janë ato me karakter natyror (gjeologjike, hidrologjike, atmosferike),
por edhe me origjinë antropogjene (përmbytjet nga çarjet e digave, ngjarjet rrezikuese
me burim teknologjinë etj). Por një nga dukuritë më të përhapura, më të shpeshta dhe
më të dëmshme për vendin tonë janë përmbytjet nga ujërat e përrenjve dhe të lumenjve,
ku ndikojnë si aspektet natyrore, ashtu dhe antropogjene.
Dukuria e përmbytjeve do të shihet, jo si një fenomen i veçantë që nxjerr në pah kohën
dhe dëmet, siç është trajtuar në disa punime të mëparshme, por e gjitha do të jetë e lidhur
me komponentët e peizazhit të cilat ndikojnë në mënyra të ndryshme, si:
o veçoritë e përbërjes litologjike të truallit,
o veçoritë e relievit,
o veçoritë e bimësisë
o ndërhyrjet e shoqërisë njerëzore.
Fjalët kyçe: intensitetin, variacionet hapësinore dhe kohore, shkaqet, pasojat, përmasat.
Hyrje
Procesi i daljes së lumenjve nga shtrati i tyre në mënyrë natyrale quhet përmbytje.
Përmbytjet janë të lidhura me sasinë e reshjeve që bien në një territor, me shpërndarjen
e tyre, me sasinë e thithjes së ujit nga toka, nga pellgu ujëmbledhës; kohën që u
duhet reshjeve për t’u futur në rrjedhje dhe nga pjerrësia e shtratit. Edhe niveli
paraprak i ngopjes së tokës me ujë është mjaft i rëndësishëm, sepse nëse toka është
e ngopur me ujë, ajo nuk mund të thithë dhe të mbajë lagështirë.
Në varësi të territorit se ku ndodh përmbytja dallojmë përmbytje të rrjedhës së
sipërme dhe të rrjedhës së poshtme. Përmbytjet e rrjedhës së sipërme janë të rralla
dhe lidhen vetëm me reshjet intensive që zgjasin për një kohë të shkurtër dhe që
kapin sipërfaqe të vogla. Përmbytjet në rrjedhën e poshtme shkaktojnë katastrofa të
mëdha, se janë më të shpeshta dhe kapin sipërfaqe më të mëdha. Këto formohen nga
reshjet që bien për një kohë të gjatë, të cilat ngopin tokat me ujë dhe që krijojnë
rrjedhje edhe jashtë shtratit lumor.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT