Historiku i Zhvillimit të Unionit Evropian nga Traktati i Parisit deri te Traktati i Lisbonës

AuthorRefik Latifi- Fatmir Halili
PositionPrizren, Kosovë - Kolegji 'FAMA' Prishtinë, Kosovë
Pages264-273
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
264
Historiku i Zhvillimit të Unionit Evropian nga Traktati i Parisit deri te
Traktati i Lisbonës
Ma. sc. Refik Latifi,
Prizren, Kosovë
Ma. sc. Fatmir Halili
Kolegji “FAMA” Prishtinë, Kosovë
Abstrakt
Tema e këtij punimi ka të bëj me historinë, ndryshimet dhe reformat institucionale që ka
pësuar Unioni Evropian që nga themelimi, nëpërmjet zgjerimit të tij me shtetet anëtare
të cilët sot gëzojnë një mori përfitimesh, po ashtu edhe nëpërmjet ndërlidhjes dhe
funksionimit të institucioneve kryesore të Unionit Evropian. Unioni Evropian që njohim
ne sot ka zënë fill pas Luftës së Dytë Botërore. Një ndër qëllimet kryesore të Unionit
Evropian ishte krijimi i një lidhje fillimisht ekonomike midis shteteve evropiane, gjë që
do të krijonte ndërvarësi midis shteteve dhe në këtë mënyrë do të zvogëlonte apo edhe të
pamundësonte përsëritjen e një lufte të ardhshme të përmasave «farë ishin dy luftrat
botërore, e që pasojat më të mëdha dhe epiqendër e tyre ishte pikërisht Evropa. Kështu
nga ideja fillestare e ministrit të jashtëm francez erdhi deri te lidhja e traktatit të parë që
njihet si traktati për Bashkimin Ekonomik për Thëngjill dhe ªelik (BETHª). Ky traktat
kishte në tërësi karakter ekonomik, por, zhvillimet dhe dinamikat që ndodhën më tej në
UE treguan suksese të mëdha, dhe në këtë mënyrë shtetet u inspiruan për të vazhduar
bashkëpunimin edhe në fusha tjerë të jetës ekonomike, politike e sociale. Kështu, për më
shumë se gjysëm shekulli, tani Unioni Evropian është bërë një gjigant në politikën dhe
ekonominë globale.
Fjalë kyçe: Union, Evropë,Traktat, Ekonomi, Politikë.
Hyrje
Ëndrrat për Bashkimin Evropian nuk janë të sotme, por zënë fill që nga koha e
Romës Antike. Perandorë të ndryshëm gjatë historisë kishin tentuar të bashkonin
Evropën, por gjithnjë me dhunë dhe me pushtime. Një perandori megjithatë nuk
ishte ajo që udhëheqësit Evropian e kishin ndërmend pas vitit 1945.
Pak kohë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore koncepti i shtetit dhe jeta
politike ishte zhvilluar kryesisht në konceptet bazë të kushtetutave dhe ligjeve
kombëtare. Pikërisht kjo ishte baza mbi të cilën u krijuan rregullat e sjelljes detyruese
jo vetëm për qytetarët dhe partitë politike në vendet demokratike, por gjithashtu
edhe për shtetin dhe organet e veta. Ishte dashur të arrihej shkatërrimi i Evropës
dhe tatëpjeta e saj politike dhe ekonomike për t’u krijuar kushtet për një fillim të ri
dhe për t’i dhënë një impuls të freskët idesë për një rend të ri evropian (Toth, 2005).
Në përgjithësi, lëvizjet drejt njehsimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, kishin
krijuar përzierje konfuze të organizatave të shumta dhe të ndërlikuara, të cilave
vështirë se mund t’u gjendej filli.
Gurthemelin e Bashkimit Evropian e vuri ministri i atëhershëm francez i Punëve të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT