Hyrje në juridiksionin e pergjithshëm në SHBA

AuthorEndri Papajorgji
PositionZv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Pages33-36
33
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Hyrje në juridiksionin e pergjithshëm në SHBA
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Endri Papajorgji
Zv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Abstrakt
Në këtë artikull do të analizohen rregullat më kryesore të juridiksionit në SHBA. Së pari,
le të hedhim një sy në sistemin ligjor amerikan. Ashtu sikurse në shtetet federale, edhe
për juridiksionin ndërkombëtar duhet të kihet parasysh se çdo shtet i veçantë brenda
shtetit qëndror duhet analizuar në veçanti. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kuptohet
marrëdhënia mes SHBA-së dhe shteteve individuale. Autoriteti qeverisës ndahet mes
federatës dhe shteteve. Secili prej tyre ka sistemin e tij të qeverisjes, i cili përbëhet nga
legislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Legjislacioni shtetëror miraton ligje shtetërore,
ndersa legjislativi federal (Kongresi) miraton ligje federale.1
Fusha të veçanta të së drejtës rregullohen nga statutet federale (psh. patentat), por shumë
fusha të përgjithshme, përfshi këtu edhe kontratat, dëmin dhe pronësinë rregullohen
nga legjislacioni i shteteve, paçka se legjislacioni federal mund të ndërhyjë në raste të
veçanta.
Çdo shtet ka një sistem të plotësuar gjyqësor. Ashtu sikurse në çdo sistem gjyqësor,
ekzistojnë tre instanca, ai i Shkallës së Pare, ai i Apelit dhe një Gjykatë e Lartë (supreme)
e shtetit. Krahas këtij të parit, ekzsiton edhe një sistem i plotë federal. Gjykatat njihen si
gjykata federale të distriktit. SHBA përbëhet nga një numër distriktesh federale gjyqësore,
secili prej tyre me gjykatën e vet federale të distriktit. Distriktet juridike federale mund
të përbëhen nga një shtet i plotë ose pjesë të një shteti. Çdo shtet, për këtë arsye, ka të
paktën një gjykatë federale ashtu sikurse edhe gjykatat shtetërore. Mbi gjykatat e distriktit
qëndrojnë Gjykatat e Apelit amerikane për qarqet e ndryshme (çdo qark përbehet nga
distriktet gjyqësore federale) dhe në majë të tyre qëndron Gjykata e Lartë e SHBA-së.
Sistemi gjyqesor federal dhe sistemet gjyqesore në çdo shtet të SHBA-së janë krijuar për
të plotësuar njëri-tjetrin, një çështje gjykohet ose nëpërmjet njërit ose nëpërmjet tjetrit.
Sidoqoftë, Gjykata e Lartë amerikane mund të rishikojë vendimet e gjykatave më të larta
atje ku përfshihet një çështje federale.2
Fjale kyçe: Juridiksion, ndërkombëtar, ligj, SHBA, Proces.
Juridiksioni federal
Meqenëse ekzistojnë dy sisteme të ndara gjyqësore, pyetja që shtrohet duhet të
përmbajë pyetjen: kur do të gjykohet një çështje para një gjykate shtetërore dhe kur
do të gjykohet para një gjykate federale? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje përfshin
juridiksionin në një sens të ndryshëm nga ajo e konsideruar në kapitujt e mëparshëm.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për juridiksionin ndërkombëtar, por me atë i cili njihet
si juridiksioni i çështjes. Me fjalë të tjera, ne nuk konsiderojmë nëse çështja mund të
ngrihet para një shteti të veçantë, ose në SHBA. Pyetja që shtrohet nuk ka të bëjë
1Bussani/ Werro, European 138.
2Caffagi/ Watt Muir, The regulatory 263.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT