Hyrje në juridiksionin specifik në SHBA

AuthorEndri Papajorgji - Greta Alikaj
PositionZv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University) - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes
Pages60-64
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
60
Hyrje në juridiksionin specifik në SHBA
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Endri Papajorgji
Zv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
MSc Greta Alikaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes
Abstrakt
Në këtë artikull do të analizohen rregullat më kryesore të juridiksionit në SHBA. Për
shumë arsye, rregullat shtetërore të juridksionit në SHBA janë të ngjashme me ato në
Angli. Juridiksioni mund të shtrihet brenda territorit të shtetit në fjalë. Në shekullin e
20-të, shtetet filluan të zgjerojnë juridiksionin bazuar në legjislacion. Shoqëritë tregtare
nga një shtet tjetër ose nga shtete të huaja, të cilat ushtronin biznes në shtetin në fjalë, i’u
kërkua të përcaktonin një agjent, i cili do të ishte palë në rast procesi gjyqësor, ose do të
bëhej procesi në vendin e biznesit të shtetit. Këto statute shtetërore, të cilat ndryshojnë
nga shteti në shtet, njihen në terminologjinë e sistemit (case law) si statutet e zgjerimit të
krahut (influencës), duke u lejuar gjykatave shtetërore që të paraqisin para gjykatës
njerëz që gjenden në shtete të tjera. Duhet patur parasysh se këto principe u zhvilluan në
kuadër të një procesi brenda shtetit, sidoqoftë ato aplikohen në mënyrë të njëjtë edhe në
juridiksionin ndërkombëtar. Në SHBA, të huajt trajtohen njësoj si shtetasit amerikanë
që vinë nga shtetet e tjera kur bëhet fjalë për juridiksionin. Klauzola e besimit të plotë
dhe kreditit e Kushtetutës amerikane, e rregulluar në nenin IV të Kushtetutës amerikane
përcakton njohjen automatike të vendimeve nga shtetet motra, sidoqoftë, ky i fundit
nuk përcakton kushtet që duhet të plotësohen nga gjykata për shtrirjen e vendimit ndaj
qytetarëve të shteteve të tjera. Kjo nuk përbënte problem në rastin e precedentit të sistemit
ligjor (case law), por në rastet e zgjerimit të juridiksionit ishte një problematikë.
Fjale kyçe: Juridiksion, ndërkombëtar, ligj, SHBA, Proces.
Doktrina e kontakteve minimale
Për të zgjidhur problemin, Gjykata e Lartë amerikane u bazua në klauzolën
procesuale të amendamendit të 14-të të Kushtetutës amerikane.
Në çështjen International Shoe Co kundër State of Michigan,1 bëhej fjalë për një kompani
me seli në Missouri, e cila kishte disa shitës në shtetin e Washingtonit, të cilët shisnin
produktin nën kontrollin e një menaxheri në Missouri. Shitesit ishin rezident në
Washington dhe punonin duke u bazuar në përqindje shitjesh. Porositë që ata
merrnin transmetoheshin në Missouri për t‘u pranuar ose kthyer mbrapsht dhe
mallrat transportoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë në klientët në Washington.
Pyetja para gjykatës kishte të bënte nëse kompania ishte nën juridiksionin e Gjykatës
në Washington në paditë që kishin të bënin me pagesën e kontributetve që
transferoheshin në fondin e kompensimit të papunësisë. Shërbimi bëhej bazuar në
një shitës në Washington dhe një kopje i çohej kompanisë në Missouri. Gjykatat
1Vendimi International Shoe Co kundër State of Michigan, 326 US 310, 66 S Ct 154, 90 L Ed 2d 95 (1945).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT