Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në produktivitetin në punë

AuthorErblina Pira
PositionKolegji AAB
Pages93-98
93
Vol. 4 No.2
September 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Identi kimi i faktorëve që ndikojnë në produktivitetin në punë
Erblina Pira
Kolegji AAB
Abstrakt
Produktiviteti mund të kr oj ose të shkatërroj një kompani. Rritja e produktivitetit në punë
është e një rëndësie supreme në botën e sotme konkurruese. Në terma të thjeshtë, produktiviteti
de nohet nga ajo se sa mund të prodhohet në një periudhë të caktuar kohore. Për të rritur
produktivitetin, duhet të rritet sasia e prodhimit ose të zvogëlohet koha që duhet për të
prodhuar sasinë e njejtë, apo kombinimi i të dyjave bashkë.
Ky studim është kryer për të shqyrtuar faktorët të cilët ndikojnë në produktivitetin në punë
ku si rast studimi janë marrë 5 ndërmarrje të mëdha në qytetin e Ferizajt. Objektivat e kët
studimi janë: i) identi kimi i ndikimit të stresit në produktivitetin në punë; ii) identi kimi i
ndikimit të pagës në produktivitetin në punë; iii) identi kimi i i ndikimit të ambientit të punës
në produktivitetin në punë, dhe; iv) identi kimi i ndikimit në produktivitet nga mbingarkesa
në punë. Për qëllim të kët studimi, është përdorur pyetësor si formë e grumbullimit të të
dhënave. Të dhënat përbëhen nga një mostër reprezentative prej 50 punëtorëve të ndërmarrjeve
të mëdha në qytetin e Ferizajt. Analiza e të dhënave ka treguar se të gjithë këta faktorë ndikojnë
në produktivitet mirëpo më dominantët janë stresi dhe ambienti i punës, në një krahasim të
përgjithshëm.
Fjalët kyce: produktiviteti, puna, stresi, paga, ambienti në punë, mbingarkesa.
Hyrje
Punëtorët janë burimet më të rëndësishme për secilën kompani. Se si ndihen ata për
punën dhe rezultatet prej saj, e ndikon direkt kompaninë në performancën e saj dhe
së fundmi edhe stabilitetin e saj (Milliman et al., 2008). Për shembull, nëse punëtorët
janë të lumtur dhe të kënaqur me punën e tyre, ata do të jenë shumë të motivuar
që të kenë një performancë shumë të mirë dhe të provojnë që me të gjithë forcat e
tyre të arr në objektivat e kompanisë. Kështu, për të konkuruar në tregun global dhe
për të arritur objektivat strategjike të kompanisë, kompania duhet të bëjë më shumë
për punëtorin sesa që kërkon prej t ashtu që të rritet performanca e në fund edhe
produktiviteti.
Edhe pse çdo individ dëshiron të ketë një punë të cilën vet ata e zgjedhin, jo të gjithë
do të kenë një mundësi të tillë. Familja dhe nevojat nanciare shpeshherë i detyron
individët të marrin një punë të detyrueshme e cila është e disponueshme në vend se
të zgjedhin një punë e cila i përshtatet njohurive dhe a ësive të individit. Mirëpo,
edhe individët të cilët janë të punësuar në një punë e cila i përshtatet njohurive dhe
a ësive të tyre, ndodhë që disa prej tyre të mos jenë shumë të knëaqur me atë punë.
Mungesa e kënaqësisë në punë mund të çoj në performancë dhe produktivitet të
dobët për kompaninë. Kënaqësia në punë mund të de nohet si niveli i kënaqësisë të
cilin të punësuarit e ndjejnë në kohën kur ata janë të angazhuar në atë punë ndërsa

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT