Implementimi i metodës ABC në institucionet e arsimit të lartë

AuthorYlldeze Sokoli - Redvin Marku
PositionFakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës; Universiteti 'Ismail Qemali' Vlorë - Tirana Bisness University
Pages332-344
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
332
Implementimi i metodës ABC në institucionet e arsimit të lartë
Ylldeze Sokoli
Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës;
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Redvin Marku
Tirana Bisness University
Abstrakt
Në universitetet publike moderne, kontabiliteti dhe autonomia janë çështje ku drejtuesit e
universitetit priren për të kontrolluar kostot efektive për rritjen vazhdimisht të cilësisë në
arsimin e lartë. Ekziston nevoja që në universitet të zhvillohet një sistem kostoje që është i
bazuar në efikasitetin e kostos dhe efektivitet për t’u mundësuar atyre që të jenë më analitikë
dhe sistematikë në të kuptuarit e kostove të tyre dhe marrëdhënieve të tyre me cilësi.
Duke marrë parasysh evidencat e limituara në sistemet e kostos në universitetet publike,
ky punim, konsiston të jap mendim në gjetjen e kostos së programeve të studimit në
universitetet publike duke përdorur një sistem kostoje mbështetur në aktivitetet.
Pavarësisht sfidës në zbatimin e metodës ABC, në këto institucione, përmirësimi i
vlerësimit të kostos mund të mbështesë më shumë informimin për vendimet operative
dhe strategjike. Mund të themi se dhe në sistemin arsimor, administrimi i kostos me
metodën ABC, pranon rëndësinë e informacionit të kostos për mbijetesë në rritjen e
konkurrencës, si një qasje ndaj kostos efektive dhe menaxhimit efikas.
Metodologjia e përdorur në punim është e lidhur së pari: me studimin e literaturës së
huaj mbi trajtimin teorik e praktik lidhur me përdorimin e metodës ABC në institucionet
e arsimit të lartë, së dyti: kjo metodë tregon qartë se mund të ndihmojë universitetin për
të kuptuar ku janë shpenzimet, çfarë pritet të ndodhin, dhe që kosto mund të ulë vlerën
e shtuar me objektin e kostos. Ky punim mendoj se mund të kontriboj dukshëm në
njohuritë teorike, duke siguruar një evidencë empirike të aplikimit të metodës bazuar në
aktivitete (ABC) në një mjedis të shërbimit siç është sistemi universitar. Në praktikë,
është në dobi të palëve të interesuara, për të fokusuar më shumë vëmëndjen për
përdorimin e metodave sa më efikase lidhur me përzgjedhjen dhe manaxhimin sa më të
mirë të fondeve, duke përfshirë menaxhimin administrativ dhe financiar të njësive
kryesore në universitete, Ministrinë e Arsimit, institucione të tjerë të arsimit të lartë,
studentet, prindërit, dhe publikun e gjerë. Ky punim synon të arrijë në përfundimin, që
duke kryer një analizë të hollësishme të mundësive që ofron sistemi ABC të parashikojnë
planifikimin, vlerësimin e kostos dhe eliminimin e aktiviteteve me vlerë jo të shtuar, të
cilat janë të dobishme për vendime strategjik në të ardhmen, të përzgjidhen ato projekte
dhe politika, të cilat sigurojnë një shpërndarje më efiçente të burimeve, duke sjellë kështu
përfitim për gjithë
Fjalë kyçe: kosto, metoda ABC, universitet, aktivitete, konkurrence.
Hyrje
Në vitet e fundit, reformat e arsimit të lartë në shumicën e vendeve të ndryshme
kanë dhënë implikime në sistemin arsimor. Trajtimi i disa mendimeve në këtë punim

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT