Instalimi i diktaturës komuniste ne Shqipëri dhe ndikimi i saj në institucionet e shtetit (1944 - 1976)

AuthorSkerdilajd Bajramaj
PositionShoqëria KESH sh.a
Pages141-148
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
141
Instalimi i diktaturës komuniste ne Shqipëri dhe ndikimi i saj në institucionet
e shtetit (1944 - 1976).
Skerdilajd Bajramaj
Shoqëria KESH sh.a
Abstrakt
Pa njohur të kaluarën e ardhmja është si një pyll pa pemë! (Anonim)
Marrë shkas nga zhvillimet e vrullshme politiko-institucionale që po përjeton Shqipëria në këtë
çerek shekullin e fundit, dhe tranzicionin e tej zgjatur që po kalon vendi, mendoj se një reektim
serioz dhe profesional mbi të kaluarën tonë të afërt do të ishte në dobi të vetë të tashmes dhe në
funksion të së ardhmes që po kërkojmë me shumë mund bashkërisht ta ndërtojmë.
Sistemi i kaluar komunist ka lënë jo pak pasoja në jetën tonë të përditshme, duke lluar nga
mentaliteti i shoqërisë, organizimi i saj, institucioneve që e përfaqësojnë atë dhe mbi të gjitha
realiteti ekonomiko-shoqëror që trashëguam.
Kushtetutat komuniste e vitit 1976, ishte krejtësisht e papajtueshme me zhvillimet e reja politiko-
institucionale të Vendit dhe ishin krejtësisht të pamundura modikimet apo ndryshimet e
pjesshme, për të bërë të mundur një vazhdueshmëri të saj.
Sistemi i ri politik që u vendos në Shqipëri si rrjedhojë e lëvizjeve demokratike të viteve ’90, ishte
krejtësisht i ndryshëm nga ai i viteve të shkuara të komunizmit. Ky solli si rrjedhim ndryshime të
mëdha edhe në normativën kushtetuese, detyrë e së cilës ishte t’u hapte rrugën ndryshimeve të
mëtejshme që do të pasonin. Një projekt i tillë shihej si një mjet i rëndësishëm dhe i nevojshëm për
tu dhënë fund praktikave të vjetra komuniste në qeverisjen e vendit, dhe në të njëjtën kohë për
hedhur themelet e mbështetur ndryshimet politike dhe institucionale të shoqërisë shqiptare post-
komuniste. Shpesh këto norma dhe parime demokratike janë zbatuar dhe interpretuar në frymën
dhe mentalitetit e trashëguar komunist, gjë që ka sjellë dhe shtrembërimin dhe mosfunksionimin
siç duhet të tyre në praktikë.
Punimi ka për qellimhedhe dritë për të kuptuar më mirë realitetin juridiko-institucional që
lamë pas dhe, për të ndihmuar në kapërcimin e shumë problematikave aktuale, që trashëgojmë sot.
Fjalë kyçe: Kushtetuta, Pushteti popullore, Marksizëm-Leninizëm.
Hyrje
Me vendosjen në Tiranë të ashtuquajturës “Qeverisë demokratike” dhe me çlirimin e
gjithë vendit, lloi faza që do të çonte në shpalljen e Republikës Popullore të Shqipërisë
janar 1946. Kjo fazë kaloi nëpërmjet etapave të njëpasnjëshme për përtëritjen e Këshillave
popullore, të krijimit të Fronti Demokratik të Shqipërisë (organizim politik i Shtetit), deri
në fushatën elektorale që i parapriu zgjedhjeve të Asamblesë Kushtetuese më 2 dhjetor
1945.
nga viti 1945 lloi ngritja e Gjykatave popullore, të cilat u angazhuan me gjykimin ndaj
kriminelëve të luës, bashkëpunëtorëve të okupatorëve, por edhe kundërshtarëve politikë.
Po gjatë këtij viti, Këshilli i Përgjithshëm si dhe “Qeveria demokratike” ndërmorën një

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT