Integrimi në Funksion të Sigurisë së Përbashkët

AuthorFatmir M. Xheladini
PositionUniversiteti Europian Tiranë
Pages392-398
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
392
Integrimi në Funksion të Sigurisë së Përbashkët
Fatmir M. Xheladini
Universiteti Europian Tiranë
Abstrakt
Në këtë artikull përqëndrimi i punimit si në titullin e lartë apostrofuar është në analizën
teorike të konceptit të sigurisë së përbashkët. Qëllimi i kësaj qasjeje është që të sigurojë
përgjigje adekuate në arsyet për vendosjen dhe zhvillimin e një koncepti të sigurisë më të
gjërë si në rafshin rajonal/ndërkombëtarë poasthu edhe në atë kombëtarë. Përmbushja e
aspirates së integrimit dhe sigurisë së përbashkët evropiane për shtete që nuk janë anëtare
e që aspirojnë integrimin siç është rasti me Maqedoninë nënkupton ndërmarrja e masave
konkrete si në rrafshin institucional poashtu edhe në atë të vlerave të përbashkëta.
Nëpërmjet analizës së disa drejtimeve teorike për sigurinë dhe integrimin, punimi ka
për qëllim për të përcaktuar se çfarë pretendon qasja e një sigurie të përbashkët dhe si
aspirata e Maqedonisë plotësohen në një process integrues rajonal përmes projektit rajonal
të sigurisë që përfaqësohet nëpërmjet BE-së. Pavarësisht nga proceset integruese politike
dhe ekonomike ajo përfaqëson në të njëjtën kohë dhe një koncept të përbashkët të
komunitetit të sigurisë.
Fjalë Kyçe: Integrimi, Siguri, Institucionalizmi, Politika Rajonale.
Hyrje
Maqedonia është një vend që në historikun e sajë të shkurtër karakterizohet nga
tensioni si brenda dhe jashtë saj. Ashtu si shumica e vendeve që janë duke kërkuar
integrimin Evropian dhe që kryesishtë janë vendet e Europës Juglindore, edhe
Maqedonia e sotme po përballet me një tension në mes mendimit të sajë të
shtetndërtimit në metoda klasike dhe përpjekjeve për të mësuar dhe miratuar vlera
të reja Europiane. Kjo përpjekje është duke pasur një efekt të kundërt të mendimit
dhe reagimit të opinionit publik në përballjen me sfidat e brendshme dhe ato të
jashtme që asaj i paraqiten në rrugëtim e sipër. Aktualisht, mjeti i saj metaforik ende
mbetet integrimi evropian dhe përpjekjet për të gjetur vendin e saj në ombrellën e
BE-së si mënyrë për të plotësuar aspiratat e saja bazike në një kontekst ndërkombëtar
ose qofshin ata si përgjigje të plotsimit të nevojave të saja politike dhe të sigurisë.
Qëllimi afatgjatë strategjik i Maqedonisë nga pavarësia e saj ka qenë integrimi në
Bashkimin Evropian. Fillimi i marrëdhënieve në mes të dyjave kanë rrënjët e saj më
herët se që kur ata krijuan zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike në vitin 1995. Vendi
aplikoi për anëtarësim në vitin 2001 dhe ajo fitoi statusin e kandidatit në vitin 2005.
E rëndësishme është të përmendet se një vlersim i tillë erdhi si njohje positive të një
sërë reformash të ndërmara në aspektin institucional por edhe në sektorin e sigurisë.
Evidente gjatë kësajë periudhe është përpjekja jo vetëm e elitave politike por edhe e
institucioneve të ndryshme në aplikimin e masave që kërkonin përmirsim të
performancës së sigurisë në aspektin e brendshëm nëpërmjet hapjes dhe integrimit
të një segmenti të rëndësishëm të popullsisë në intstitucionet shtetërore por edhe të
një vale hapjeje dhe bashkupnimi rajonal me fqinjët e afërt të sajë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT