Jetësimi i kolazhit në veprën e Donald Barthelmit

AuthorGranit Zela
PositionAkademia e Forcave të Armatosura, Tiranë
Pages123-128
123
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Jetësimi i kolazhit në veprën e Donald Barthelmit
PhD (C.) Granit Zela
Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë
Abstrakt
Parimi i kolazhit është një parimet themelore të shkrimtari amerikan postmodernist
Donald Barthelm. I konceptuar si bashkimi i gjërave të pangjashme për të krijuar, një
realitet të ri. Ky realitet i ri i krijuar me anë të teknikës së kolazhit në këtë studim
shqyrtohet tek tregimet “Shih hënën!”, “Pamje të babait tim duke qarë” dhe tek tregimi
“Plaga”. Tek dy tregimet e para kolazhi është në funksion të përpjekjes së rrëfimtarit për
të njohur të shkuarën dhe të tashmen e tij. Kolazhet në këtë rast grumbullojnë në një të
tërë identitetin dhe karakterizohen prej një toni satirik që vë në dyshim nëse vetënjohja
është e mundur. Në tregimin e fundit kolazhi hulumtohet duke u fokusuar tek mënyra e
krijimit të subjektit me anë të bashkmit të pjesëve të ndryshme rrëfimore dhe së fundi
duke duke përshtatur teknikat e kinematografisë.
Fjalët kyçe: Donald Barthelme, kolazhi, tregimet.
Hyrje
Duke njëjtësuar kolazhin jo vetëm si “një nga parimet qendrore të artit në këtë
shekull” por si “një nga parimet qendrore të letërsisë”, ai e lidh avangardizmin si
me modernizmin ashtu edhe me pasmodernizmin. Barthelmi e shpall Xhojsin si
“kolazhistin më të madh letrar të shekullit”. Për kolazhin është shprehur se është
“diçka që e ka bërë Dos Pasos te “Buletinet Lajmeve”, ajo që Xhojsi bëri në mënyra
të ndryshme”. Në vitin 1972, Barthelmi do të shpjegonte më tej se “rëndësia e kolazhit
është që gjëra të pangjashme bëhen bashkë për të krijuar, në rastin më të mirë, një
realitet të ri. Ky realitet i ri, në rastin më të mirë, mund të jetë ose të nënkuptojë një
koment për një realitet tjetër nga ai prej të cilit buron, por mund të jetë, gjithashtu,
diçka krejt tjetër. Ai është një objekt më vete, nëse është kolazh i suksesshëm “Objekti
i ankthshëm” i Harold Rozenbergut”, i cili nuk e di nëse është një vepër arti apo një
grumbull mbeturinash.(McCaffery, 1982: 90)
Në çdo rast, ne duhet të shohim shkallën në të cilën pranëvëniet e këtyre
shkrimtarëve apo idetë e tyre sfidojnë normat kulturore. Në aspektin e angazhimit
politik duhet të shihet se si vepra e tyre ofron një lloj rezistence ndaj forcave historike
në të cilat u krijua. Ndoshta kjo është ajo që Barthelmi do të thotë kur ai thekson
“një shqetësim të vazhdueshëm social në tregimet e tij nga 1960 e më pas, duke
thënë që angazhimi politik shfaqet në veprën e tij si një “një detyrim, i pranishëm
gjithmonë në çdo gjë”.(Barthelme, 1997:20)
Barthelmi është piktor i botës, barasvlerësi letrar i piktorit të veprimit ose
ekspresionistitit abstrakt i cili përdor fasha ngjyrash jo për të shpjeguar veprën e tij
po për të krijuar një gjendje shpirtërore ose mendore. Ai e pranon, sidoqoftë, që
fjalët kanë kuptim në një mënyrë që vijat dhe ngjyrat nuk arrijnë ta bëjnë kurrë në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT