Joyce dhe Kadare - një vështrim krahasues

AuthorAida Zaganjori
Pages66-84
66
Vol. 5 No.2
September, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Joyce dhe Kadare – një vështrim krahasues
Aida Zaganjori
Abstrakt
James Joyce dhe Ismail Kadare janë dy gura letrare që në pamje të parë duken pothuajse
pa asnjë pikë takimi, ndaj dhe një shqyrtim krahasues i tyre mund të duket disi i papërligjur.
Stili letrar i tyre është dukshëm i ndryshëm. Po kështu, ndërsa i pari shkroi në gjuhën tashmë
“globale” të anglishtes duke u bërë protagonist i njërës prej traditave më të fuqishme letrare
të shekullit, Kadare, në të kundërt, vinte nga një kulturë e vogël dhe periferike, letërsia e së
cilës pikërisht nëpërmjet t u bë e njohur për herë të parë në rang ndërkombëtar. Për më tepër,
a nuk jetoi Kadare pjesën më të rëndësishme të karrierës së t në një regjim stalinist ku vetë
emri i Joyce-it (bashkë me atë të Ka ës e Prustit) valëvitej si simbol i të keqes, i modernizmit
“dekadent” perëndimor në letërsi?1
Në një plan të gjerë dhe me një vështrim më të kujdesshëm, megjithatë, aty këtu bien në sy
paralelizma të caktuara mja interesante, të cilat ia vlen të gjurmohen më imtësisht. Në mënyrë
sintetike ato mund të arsyetohen në tre shtresime themelore, të cilat këtu emërtohen si: (a)
plani tekniko-stilistik letrar, (b) plani tematiko-përmbajtësor, dhe (c) plani biogra k/autorial.
Natyrisht këto kategori nuk duhet të kuptohen në mënyrë absolute, por vetëm si nocione
operative në funksion të krahasimit, pasi e parë ngushtësisht, është e vështirë të ndahet nëse
atmosfera e zymtë, për shembull, është një aspekt që i përket vetëm planit përmbajtësor apo
është po aq edhe një aspekt i qenësishëm i vetë stilit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për
ndikimet autoriale.
1. Teknika dhe stili letrar
Ndikimi i revolucionit letrar të Joyce-it ka qenë i tillë që pak shkrimtarë të mëvonshëm
me rëndësi në ndonjë prej gjuhëve të botës i kanë shpëtuar tronditjes së t , edhe
kur ata përpiqen t’i shmangin paradigmat dhe procedurat e Joyce-it.2 Ky pohim
vlen padyshim edhe për Kadarenë, pavarësisht stilit të t të ndryshëm krahasuar me
autorin irlandez.
Joyce është parë si gura qendrore e modernizmit letrar (Beebe 1972: 176). Nga
ana tjetër, realizmi socialist, “metoda” zyrtare artistike e gjithë vendeve të bllokut
komunist, e përcaktoi veten si e kundërta totale e modernizmit. Por siç ka argumentuar
Boris Groys, ajo që strukturoi gjithë dramën e brendshme të të gjithë kulturës së
socializmit ishte pikërisht beteja kundër sistemit të censurës institucionale, e cila
përfshinte një përpjekje për ta zgjeruar hapësirën “sovjetike” [dmth, socialiste] në
dispozicion, duke përvetësuar numrin maksimal të shenjave që i përkisnin “jo-
sovjetikes” [dmth, jo-socialistes, modernistes].3 Natyrisht, ky përvetësim mund
të bëhej vetëm duke zgjeruar limitet e lejuara nga censura, gjithmonë pa humbur
dukjen e përgjithshme “socialiste.” Këtë strategji nënkupton edhe Ismail Kadare kur
thelbin e bashkëekzistencës së letërsisë dhe diktaturës e përcakton si një “gërryerje”
e pandalur e ndërsjelltë (Kadare 2008: 12).
1 Shih, Tall 1980: 341, si edhe I. Kadare, “James Joyce në Shqipëri”, Gazeta shqiptare, 21 janar 2001, f. 18.
2 Derek Attridge, Reading Joyce, f. 1.
3 Shih, Groys 1997: 82.
67
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 5 No.2
September, 2019
Në këtë linjë, “shenjat” xhojsiane në letërsinë e Kadaresë nuk mund të pritet të jenë
lehtësisht të dukshme. Megjithatë, edhe përpara identi kimit të këtyre shenjave, lind
vetvetiu një pyetje që kërkon përgjigje. A bëhet alë për ndikime të drejtpërdrejta nga
vepra e Joyce-it, apo mos vallë burimi i tyre është indirekt, i ndërmjetësuar nga autorë
të tjerë modernë, përthyer në kuadrin e një “fryme” të përgjithshme moderniste?
Botimi i Joyce-it në Shqipëri ka qenë shumë i vonë, dhe llon vetëm në vitin 2000. Për
Portretin e artistit në rini,4 që e hap këtë sipar, ka qenë nismëtar vetë Kadareja, i cili
guron gjithashtu si konsulent në botimin e Uliksit.5 Kronologjia, megjithatë, tregon
se të paktën në periudhën e parë të formimit, një kontakt i Kadaresë me Joyce-in
mund të përjashtohet lirisht. Kjo mundësi mbetet e hapur për periudhën e studimeve
të t në Moskë (1956-1960), ndonëse vetë Kadare nuk ka përcjellë ndonjë të dhënë
konkrete në këtë drejtim. Në fakt, “demonin” tjetër të treshes së lartpërmendur,
Ka ën, ai e ka njohur pikërisht në këtë periudhë.6
Në të vërtetë Joyce kishte qenë i njohur në Bashkimin Sovjetik në vitet 1920-1930-të.
Përkthime të Dublinasve qenë botuar atje më 1927 dhe 1937, ndërkohë që më 1935-36
qenë botuar në një periodik dhjetë kapitujt e parë të Uliksit.7 Kjo do të pasohej nga një
“ngrirje” e gjatë tipike socialiste, që lidhej jo vetëm me botimin por edhe me studimin
e Joyce-it. “Ngrirja” do të ndërpritej vetëm gjashtëmbëdhjetë vite pas largimit të
Kadaresë nga Moska, me botimin e Portretit të artistit në rini në tetor të vitit 1976,
në faqet e njërës prej revistave letrare më popullore në vend, Inostrannaia literatura
[Letërsia e huaj].8 Vetëm tre muaj pas daljes, kësaj ngjarjeje Kadare do t’i kushtonte
një ndër artikujt e t të shkruar me pseudonimin Gent Arbana.9
Kështu, megjithë këto rrethana të pafavorshme, kontakti i Kadaresë me veprat e
Joyce-it në vitet studimore në Moskë nuk mund të përjashtohet. Mja on të kujtojmë
se ai e njohu Ka ën pavarësisht se ky i fundit ishte akoma i pabotuar atje.10 Në një
artikull të vitit 1970 të botuar në gazetën Drita, Kadare dëshmon njohuri jo shumë
të thelluara të paktën përsa i takon biogra së së Joyce-it, ku e cilëson si “një frojdist,
ndonëse nuk e njihte Frojdin.”11 Në të vërtetë, pavarësisht konsideratave jo dhe aq
pozitive,12 Joyce i ka njohur mirë teoritë e Freud-it sikurse edhe të Jung-ut, pasi ka
jetuar në Zyrih pikërisht në vitet kur ata botonin disa prej veprave të tyre kryesore
(Eco 1966: 118). Gjithsesi, ky nuk është një argument aq vendimtar, pasi si shkrimtar,
interesi i Kadaresë ka qenë tek vepra e Joyce-it dhe jo aq tek biogra a e t .
Në fakt, pikërisht në këtë periudhë, në llim të viteve 1970-të, Kadare dëshmon të ketë
dhënë një seri leksionesh mbi letërsinë e huaj të ndaluar, ku një vend të rëndësishëm
zinte edhe Joyce.13 Me sa duket, materiali i kët “eksperimenti” të ndërprerë në mes
vetëm pas disa muajsh nga shteti, ka qenë baza mbi të cilën Kadare ka punuar kapitujt
“Letërsia e sotme dekadente” dhe “Revizionizmi në letërsi” në tekstin “Letërsia e
4 Për detaje në lidhje me rolin e Kadaresë në këtë botim, shih artikullin e tij të cituar më lart (shën. 1).
5 Përkthyer nga Idlir Azizi dhe botuar nga shtëpia botuese “Zenit editions”, më 2003.
6 Shih, Kadare 2008: 218.
7 Tall 1980: 341.
8 Po aty.
9 Shih, Gent Arbana, “Revizionistët dhe portreti i një antikombëtari”, Drita, 16 janar 1977, f. 14-15.
10 Sipas E. Tall, Kafka u botua për herë të parë në Bashkimin Sovjetik vetëm më 1964 (Tall 1980: 341).
11 Ismail Kadare, “Duke kërkuar një antiideologji”, Drita, 10 maj 1970, f. 5.
12 Ai pohonte: Imagjinata ime rritet kur lexoj Vico-n, ndërsa kur lexoj Freud-in dhe Jung-un kjo nuk ndodh
(shih, Eco 1966: 9).
13 Shih, Ismail Kadare, “Joyce në Shqipëri”, Gazeta shqiptare, 21 janar 2001, f. 18.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT