Karakteri dhe përmasat e kryengritjeve shqiptare gjatë shekullit XIX

AuthorKujtim Millaku - Driton Tiku
PositionUniversiteti i Prishtinës
Pages380-389
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
380
Karakteri dhe përmasat e kryengritjeve shqiptare gjatë shekullit XIX
PhD (C.)Kujtim Millaku
Universiteti i Prishtinës
PhD (C.) Driton Tiku
Universiteti i Prishtinës
Abstrakt
Historia e popullit shqiptar është e mbushur me plot heroizma dhe luftëra të pareshtura
për ruajtjen e qenies dhe identitetit kombëtar. Shqiptarët qenë i vetmi popull në Ballkan
që iu ekspozua më se shumti copëtimit territorial. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane
gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë trungut amë.
Pas një periudhe deri diku qetësie disa shekullore të sundimit osman në Ballkan, shekulli
XIX për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, shënoi një epokë të re,
atë të Rilindjes dhe të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjes kombëtare. Gjithashtu ky
shekull konsiderohet si fillimi i dezintegrimit të Perandorisë Osmane, e cila u përfshi nga
një varg konfliktesh të brendshme dhe të jashtme. Në këtë kohë kemi procesin e krijimit
të shteteve nacionale në Ballkan. Nga ky proces u përjashtuan vetëm shqiptarët, duke
qenë të fundit në Ballkan që u shkëputën nga Perandoria Osmane, pavarësisht se ishin të
parët që provuan të krijonin formacione shtetërore në formën e pashallëqeve autonome,
pastaj dhanë kontribut madh edhe në luftën e popullit grek për pavarësi. Për më tepër,
shtetet si Serbia dhe Greqia nga mesi i shek. XIX dolën me programet e tyre aneksuese që
nuk linin vend për një shtet shqiptar. Shqiptarët tani kishin përballë jo vetëm sunduesin
shekullor, por edhe monarkitë ballkanike, duke shtuar edhe qëndrimin mospërfillës të
Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare. Rrethanat e krijuara detyruan shqiptarët që të
organizoheshin në luftë për çlirimin nga sundimi osman dhe për bashkimin në një shtet
të vetëm kombëtar. Duhet thënë se kryengritjet shqiptare gjatë periudhës në fjalë kanë
gjetur një trajtim të veçantë në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj.
Fjale kyçe: Shqiperi, Levizja kombetare, Perandoria otomane, Reforma.
Gjendja në Shqipëri në prag të shpërthimit të kryengritjeve
Fundi i shek. XVIII për Perandorinë Osmane shënon fillimin e një krize, e cila do të
thellohet më shumë gjatë shek. XIX, duke shënuar kështu periudhën e shpërbërjes
dhe implikimin e fuqive evropiane. Dy nga krizat e mëdha gjatë shek. XIX që vunë
në pah dobësimin e Perandorisë Osmane, mbyllen përkatësisht me Traktatin e Parisit
të vitit 1956 dhe me Kongresin e Berlinit të vitit 1878 (Biagini, 2000, 36). Kësaj i
kontribuoi edhe vetë Perandoria Osmane, e cila kishte hyrë në një krizë të thellë
financiare, e zhytur në borxhe ndaj Anglisë e Francës dhe ishte larg zhvillimeve që
kishin arritur fuqitë evropiane. E vetmja rrugëdalje ishte thellimi i reformave me
karakter ushtarak, financiar e administrativ që synim parësor kishin eliminimin e
pushtetit të feudalëve të mëdhenj të provincave në dobi të pushtetit qendror.
Dobësimi i Perandorisë Osmane shkon paralel edhe me zhvillimin e ideve nacionaliste
të popujve të shtypur, sidomos të Ballkanit që ishte nën sundimin e saj. Pikërisht

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT