Karakteristikat dhe veçoritë e kontratave të të drejtës së autorit

AuthorOltion Spiro
PositionFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Pages105-113
105
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Karakteristikat dhe veçoritë e kontratave të të drejtës së autorit
LL.M. Oltion Spiro
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Lidhja që ka autori me krijim e tij artistik është i një natyre mjaft të veçantë dhe të fortë,
lidhje e cila sfidon çdo lidhje pronësore dhe afektive që një individ mund të ketë një send
në përgjithësi (Caron, 2011, 25). E drejta e autorit përbën pikërisht mishërimin juridik të
lidhjes intime që autori ka me veprën. E drejta e autorit është tërësia e normave juridike
që i përkasin autorit të veprës artistike me qëllim mbrojtjen dhe vënien në qarkullim
civil të tyre. Në këtë kuadër, autorit, nëpërmjet dispozitave ligjore dhe konventave
ndërkombëtare rregullisht të ratifikuara, gëzon një arsenal juridik të përshtatshëm dhe
mbrojtës, në mënyrë që vepra e tij artistike “të jetojë” (Vivant & Bruguière, 2009, 23). Një
nga këto është dhe kontrata, e cila në doktrinën juridike njihet si kontratë e autorit. Me
anë të kësaj kontrate, autori gëzon të drejtën të shpërndajë, riprodhojë, kalojë apo të
liçensojë të drejtat që lidhen me veprën e tij artistike. Në këtë aspekt, kontrata përbën një
mjet në duart e autorit të pazëvendësueshëm për të përhapur veprën dhe për t’i dhënë
asaj një vlerë të pamohueshme, duke e kthyer atë një një nga sendet e patrupëzuara më
me vlerë në qarkullimin civil. Kontrata e autorit, siç e tregon emri, është një kontratë që
i bindet rregullave të të drejtës civile në lidhje me cilësinë e palëve, karakteristikat e
objektit, lidhjen e saj, përcaktimin e shpërblimit dhe të afatit të kohëzgjatjes. Nga ana
tjetër, është e pamohueshme se kontrata e autorit përmban rregulla që e veçojnë atë nga
kontratat që parashikohen në Kodin Civil, si për shembull rregulla që lidhen me
formalizimin, me interpretimin si dhe ekzistencën e disa kontratave sui generis të
parashikuara në Ligjin 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të”
(Ligji 9380/2005). Për sa më sipër, prezantimi i punimit do të ketë dy momente kryesore:
origjinen civile të kontratës së autorit dhe autonominë që ajo fiton në saj të Ligjit 9380/
2005.
Keywords: Autor, E drejta e autorit, Kontratë, Ligj, Kodi Civil.
Hyrje
Kontrata e të drejtës së autorit përbëjnë atë mekanizëm juridik që lejon autorit të
vendos në qarkullim civil veprën artistike të tij. Vepra artistike përkufizohet nga
Ligji 9280/2005 si çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, i materializuar,
pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e
njeriut”. Në praktikë, ajo përfshin krijimet letrare, audiovizuale, të artit pamor dhe
koreografik (Bainbridge, 1996, 25). Mirëpo që të jetojnë, ato duhet të qarkullojnë.
Dhe në këtë aspekt, kontratat duke qenë në vetvete veprimet kryesore juridike që
lejojnë qarkullimin e një sendi të trupëzuar apo të patrupëzuar, do të zënë edhe në
të drejtën e autorit një rëndësi të veçantë. Provë e pakundërshtueshme është hapësira
që u jep Ligji 9380/2005 në kreun VI të tij. Roli i kontratave të autorit merr një
rëndësi akoma dhe të më madhe, duke patur parasysh fitimet e mëdha të krijuara
prej qarkullimit të veprave. Ato duhen mbrojtur, kësisoj duhet mbrojtur dhe e drejta

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT