Karakteristikat themelore të veprës penale të vrasjes

AuthorHazir Lushaj
PositionZyra për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor Kosovë
Pages209-220
209
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Karakteristikat themelore të veprës penale të vrasjes
PhD (C.) Hazir Lushaj
Zyra për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor Kosovë
Abstrakt
Mbrojtja e jetës dhe integritetit fizik të njeriut është synuar në të gjitha periudhat e
zhvillimit shoqëror, me dallimet të cilat kanë qenë pasqyrim i vlerësimit të njeriut si
anëtar i bashkësisë së caktuar shoqërore. Sot, në kohë bashkëkohore ekziston mendimi
unik se jeta dhe integriteti fizik i njeriut paraqet vlerë të atillë për ruajtjen e se cilës nuk
ekziston vetëm interes individual por interes i përgjithshëm i përbashkët i shoqërisë
njerëzore. Prandaj mund të konkludohet se ndaj kriminalitetit, si dukuri shoqërore
negative, nuk ka qenë dhe aktualisht nuk është imune asnjë shoqëri, pa marrë parasysh
rregullimin shoqëror të saj. Në këtë drejtim është e domosdoshme qe shteti të angazhohet
edhe ne aspektin tjetër- aspektin “represiv” të reagimit ndaj kriminalitetit. Duke vepruar
kësisoj efektshëm mund të ndikohet në pengimin e kriminalitetit në një anë, në ketë
mënyrë bëhet ndëshkimi i atyre ndaj të cilëve masat preventive nuk kanë dhënë rezultate
për pengimin e veprave penale. Reagimi i shtetit ndaj kriminalitetit manifestohet në atë
mënyrë qe shteti përcakton rregullat se në çfarë kushtesh mund ta përdorë dhunën ndaj
individëve qe ushtrojnë veprimtari kriminale. Me sjelljet kriminale rrezikohen, cenohen
ose asgjësohen vlerat individuale dhe shoqërore. Shteti – shoqëria funksionin e mbrojtjes
nga kriminaliteti e realizon nëpërmjet organeve të veta me qellim qe të mbroj vlerat e
caktuara përkatësisht të mirat e individit dhe bashkësisë shoqërore.
Fjalë kyçe: jeta e njeriut, vepra penale, vrasja, preventiva, represioni.
Hyrje
Vrasjet paraqesin dukuri negative që i ngufasin përpjekjet e qytetarëve për të siguruar
jetë më të mirë dhe më të sigurt. Nisur nga zhvillimet e ngjarjeve dhe rrjedhave të
përgjithshme si dhe situatës në lidhje me dukuritë e sigurisë në Kosovë, ky punim
mund të konsiderohet edhe si tentativë për të dhënë kontribut në gjetjen e masave
gjegjëse të organeve të ndjekjes, si dhe përpjekjeve dhe vështirësive me të cilat ata
ballafaqohen dhe takohen me kriminalitetin, por me vështrim të veçantë të veprave
penale të vrasjeve. Gjatë shqyrtimit të temës, përpjekjet kanë qenë të orientuara kah
prezantimi i gjendjes reale në luftën kundër këtyre dukurive negative, qasja ndaj
problemit nga ana e organeve të ndjekjes në aspektin kriminalistik dhe penal, por
gjithashtu edhe sipas zhvillimit të ndërgjegjes shoqërore në luftën kundër këtyre
dukurive negative. Duke marrë parasysh qasjen e organeve të ndjekjes luftës kundër
këtyre veprave penale, gatishmërinë e tyre, profesionalizmin, numrin e
pamjaftueshëm të kriminalistëve të cilët në mënyrë profesionale do t’i qaseshin luftës
kundër kësaj të keqeje, më kanë shtyrë që në këtë punim të tentoj të shtroj temën si
nga aspekti profesional dhe përvoja e arritur gjatë këtyre viteve, të jap kontributin
tim, që organet e ndjekjes të kenë qasje sa më të mirë për gjetjen e masave gjegjëse
dhe veprimeve në luftën kundër këtyre dukurive negative, si dhe për arritjen e
rezultateve më të mira në këtë luftë. Bazuar në gjendjen reale në terren dhe fakteve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT