Karta e Performancës së shkollës një mjet llogaridhënie dhe transparence

AuthorTeuta Çobaj
PositionDrejtore e Drejtorisë së Kualifikimit dhe Cilësisë, Inspektorati Shtetëror i Arsimit
Pages266-278
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
266
Karta e Performancës së shkollës një mjet llogaridhënie dhe transparence
Ph.D Teuta Çobaj
Drejtore e Drejtorisë së Kualikimit dhe Cilësisë, Inspektorati Shtetëror i Arsimit
Abstrakt
Në hyrje të këtij shkrimi paraqiten të dhëna që lidhen me vlerësimin e peformancës së shkollës dhe
tendencave të sotme që ky vlerësim të jetë i kuptueshëm e për joprofesionistët dhe sidomos për
prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollë.
Në modelet e ndryshme të sistemit arsimor anglez, amerikan, ai i Hong Kong-ut etj., shprehet
domosdoshmëria e një vlerësimi periodik mbështetur në fusha dhe indikatorë performance që i
përshtaten zhvillimeve në sistem dhe gjithashtu përpjekja që në varësi të konteksteve të veçanta
ku ndodhen institucionet arsimore të gjejnë mënyrat më ekase për përfshirjen e prindërve në
vendimmarrje duke i bërë pjesët të pandashme të ndryshimeve dhe duke u dhënë informacionin e
nevojshme për një vendimmarrje ekase.
Më tej vlerësohet futja në sistem e kartës së performancës së shkollës, si një sistem periodik
llogaridhënie e transparence edhe në sistemin arsimor shqiptar me anë të të cilit është parashikuar
të sigurohet informimi i prindërve dhe joprofesionistëve, por jo vetëm. Ky informacion u shërben
atyre për të qenë pjesë efektive e vendimmarrjeve në jetën e shkollës.
Përshkrimet që lidhen me Karakteristikat e treguesve (sasiorë dhe cilësorë) dhe marrja parasysh e
kontekstit ku operon shkolla, parime të përgjithshme të funksionimit, shërbejnë si një analizë e nevojshme
për të kuptuar mënyrën e funksionimit të kartës së performancës në sistemin arsimor shqiptar.
Ky shkrim ka tendencë që nëpërmjet një analize të tillë përdorimit të të dhënave në sistem dhe
takimeve me fokus-grupet të ngrejë problematikat e paraqitura apo të hasura deri tani duke
mundësuar një reektim më të thellë për përmirësimin në vijimësi të procesit.
Fjalë kyçe: Karta e performancës së shkollës, vetëvlerësim, tregues sasiorë e cilësorë, renditje për
tregues, peshë rëndësie për tregues.
Medodologjia:
Për të dhënë një përgjigje për pyetjen e mëposhtme është studiuar literatura rreth modeleve
të vetëvlerësimit dhe kartave raportuese të shkollave të sistemet ndryshme arsimore
Janë përdorur të dhënat nga pilotimi i bërë dhe zbatimi i pjesshëm në sistem i kartës së
performacës dhe është bërë një analizë ë pasqyrave të ndryshme në nivel rajonal (janë
analizuar të 38 pasqyrat në nivel rajonal).
Janë realizuar takime me 32 drejtues të shkollave të pilotuara dhe 10 kryetarë të bordeve
të prindërve në njësitë arsimore vendore ku është pilotuar karta e performancës (Tiranë
qytet, Korçë, Dibër, Durrës)
Gjithashtu janë përdorur të dhënat që janë dërguara për procesin e para-inspektimit
në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nga 10 shkolla në rajone të ndryshme që do t’i
nënshtroheshin inspektimit të plotë për periudhën janar-prill 2015
Pyetje kërkimore: A është “Karta e Performancës së Shkollës” n jë zgjidhje përfundimtare
për vlerësimin e performancës?

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT