Kointegrimi mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallës së papunësisë si dhe vlefshmëria e Ligjit të Okun-it në ekonominë shqiptare: Analizë empirike me të dhëna për periudhën kohore 1991-2019
Author | Teuta Xhindi - Kevin Shestani |
Position | Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Formimit Shkencor, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë - Universiteti i Torinos |
Pages | 95-105 |
95
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.2
September, 2020
Kointegrimi mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallës së papunësisë
si dhe vlefshmëria e Ligjit të Okun-it në ekonominë shqiptare: Analizë
empirike me të dhëna për periudhën kohore 1991-2019
Teuta Xhindi
Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Formimit Shkencor
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Kevin Shestani
Universiteti i Torinos
Abstrakt
Marrëdhënia mes variablave makroekonomike: Papunësi dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto,
është studiuar në shumë punime shkencore.Kjo marrëdhënie është në qendër të punimit të
profesorit dhe ekonomistit Artur Okun, i cili për herë të parë e publikoi punën e t shkencore
rreth marrëdhënies mes shkallës së papunësisë dhe rritjes ekonomike në vitin 1960.Ligji i
Okun-it përcakton se ekziston një marrëdhënie empirike negative mes shkallës së papunësisë
dhe rritjes ekonomike.
Ky punim ka si qëllim studimin e ekzistencës së marrëdhënies së ekuilibrit afatgjatë mes
variablave të shkallës së papunësisë dhe rritjes ekonomike në Shqipëri.Gjithashtu, ky punim
synon të hetojë vlefshmërinë e Ligjit të Okun-it në ekonominë shqiptare. Të dhënat në përqindje
(%) janë marrë nga faqja e Bankës Botërore, për periudhën 1991-2019. Metodat e përdorura
janë ARDL Bounds testing për kointegrimin dhe modeli në diferencë i Okun-it. Rezultatet
kryesore janë: variablat shkalla e papunësisë dhe rritja ekonomike nuk janë të kointegruar dhe
mes këtyre variablave, vërehet një lidhje statistikisht e parëndësishme për periudhën kohore
1991-2019.
Fjalët kyçe: Rritje ekonomike, Shkalla e papunësisë, Kointegrimi, Remitancat, Ligji i Okun-it
etj.
Hyrje
Kriza e COVID-19 e gjeti Ballkanin Perëndimor me nivele të larta rekord punësimi.
Në raportin e botuar nga World Bank(2020), “Tregjet e punës të Ballkanit Perëndimor
nën krizën COVID-19”, thuhet se:“Punësimi në këtë rajon në vitin 2019, arriti nivelin
më të lartë historik prej 45.6 për qind për grup-moshat 15+, me një rritje me 1.4
pikë përqindjeje nga viti 2018”. Po sipas kët raporti, në vitin 2019, rritja vjetore e
punësimit në Shqipëri ishte në vlerën 3.1 për qind kurse papunësia arriti një nivel të
ri të ulët prej 11.5 për qind. Gjithashtu, në vitin 2019, është ngushtuar më tej hendeku
gjinor në pjesëmarrjen në krahun e punës. Në punën për përfshirjen gjinore, nga të
gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka udhëhequr Shqipëria: shkalla e pjesëmarrjes
së grave dhe vajzave ka arritur një nivel të ri të lartë prej 53.3 për qind.Por kriza e
COVID – 19 i dha një goditje tregut të punës në rajon dhe më gjerë. Të dhënat për
ecurinë e tregut të punës deri në muajin prill 2020, tregojnë se rritja më e madhe
vjetore e numrit të personave të papunë ka ndodhur në Shqipëri, e barabartë me 25
To continue reading
Request your trial