Koncepti i Institutit të Begatimit pa Shkak dhe Evoluimi i tij në Legjislacionin Civil Shqiptar

AuthorGriselda Muhametaj
PositionPart-time Lecturer at University of Tirana, Faculty of Law
Pages44-54
44
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Koncepti i Institutit të Begatimit pa Shkak dhe Evoluimi i t në
Legjislacionin Civil Shqiptar
Griselda Muhametaj
Part-time Lecturer at University of Tirana, Faculty of Law
Kuptimi i begatimit pa shkak si burim i lindjes së detyrimeve
Përgjithësisht, individët përdorin kontratën si një mjet juridik për të shprehur
gadishmërinë dhe vullnetin e tyre për t’u përfshirë juridikisht në të drejtat dhe
detyrimet kontraktore. Megjithatë, ka edhe raste të tjera kur ngrihet çështja e
detyrimeve jashtë – kontraktore, si në rastin e institutit të begatimit pa shkak. Referuar
interpretimit literal të Nenit 10 të Rregullores Roma II1, rastet kur mund të ngrihet
çështja e begatimit pa shkak janë: rastet e pagimit të padetyruar të shumave të marra,
ose rastet të cilat lidhen me marrëdhëniet ekzistuese midis palëve sikurse është
fakti kur ato lindin jashtë një kontrate ekzistuese apo nga veprimet e palgjshme ose
deliktet, të cilat lidhen në mënyrë të ngushtë me begatimin pa shkak. Në këtë situatë,
vjen në zbatim një prej parimeve bazë në të drejtën civile siç është “Commodum ex
injuria sua non habere debet”. Ky parim, i cili përshkon të gjithë konceptin e trajtimit të
kët instituti vlen për të treguar se “Askush nuk mund të derivojë një përtim nga veprimi
i t i paligjshëm”. Ky është një parim shumë i rëndësishëm në të drejtën civile, i cili
nuk gjen zbatim vetëm në këtë institut, por gjendet në të gjithë frymën e trajtimit
dhe sanksionimit të instituteve të tjera që lidhen me të. Gjithashtu, ky parim gjendet
i aplikuar dhe i interpretuar edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
jurisprudencën e saj dhe ku Gjykata shpesh’herë ka gjetur shkelje të të drejtave në
rastet e aplikimit të institutit të restituimit, institut i cili nuk mund të merret më vete
dhe është i lidhur pashmangshmërisht me institutin e begatimit pa shkak, i cili nga
ana tjetër, në sistemet juridike të common law interpretohet dhe emërohet si instituti
i restituimit / restitucionit. Vetë ky fakt i fundit i cili që në terminologjinë e t lidh
begatimin pa shkak me restituimin, pra kthimin e asaj që është përtuar në dëm të
personit tjetër, shpreh shumë thjesht faktin se begatimi pa shkak duket si një prej
instituteve dhe formave më të natyrshme që përbën shkak për lindjen e detyrimeve,
duke shërbyer kështu si burim i tyre.
1.2 Koncepti i përgjithshëm i burimit të lindjes së detyrimeve
Sikurse përmenda, mund të ketë një varietet të ndryshëm të burimeve të lindjes së
detyrimeve, në të drejtën e detyrimeve, që sikurse trajtohet në dispozitat e posaçme
në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, në nenin 420 të t, më kryesoret janë
kontrata dhe ligji.
Në vazhdën e interpretimeve të mësipërme ku parashikohet fakti se kur ligji
konsisderohet burim i lindjes së detyrimeve, si një premisë e madhe, nga studimi i
1 Rregullorenr.864/2007,11korrik2007“Mbiligjineaplikueshëmpërdetyrimetjashtë–kontraktore”,neni
10.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT