Koncepti mbi shtetin sipas teorisë së kontratës

AuthorAbla Xhaferi
Pages25-36
25
Vol. 5 No.1
May, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Koncepti mbi shtetin sipas teorisë së kontratës
Dr. Abla Xhaferi
Abstrakt
Një nga teoritë e shtetit me ndikim më të madh është teoria e kontratës, e cila zëvendësoi
marrëdhëniet natyrore me ato civile. Ajo u bë një doktrinë përgjithësisht e pranuar nga
udhëheqësit e mendimit lozo k gjatë fundit të shekullit XVII dhe pjesës më të madhe të
shekullit XVIII1 dhe dukej si arsyeja e vetme alternative e së drejtës hyjnore. Kjo teori pati një
ndikim të madh në Evropë dhe Amerikë.2 Kontratualizmi modern paraqet një pikë të vërtetë
kthese në historinë e mendimit politik të dominuar nga organizimi, sepse përmbysi raportin
midis njeriut dhe shoqërisë, e bëri shoqërinë jo më një fakt natyror, që ekziston pavarësisht
nga vullneti i individëve, por një trup arti cial, të kr uar nga individët në imazhin dhe
ngjashmërinë e tyre, për të kënaqur interesat dhe nevojat e tyre dhe për ushtrimin më të gjerë
të të drejtave të tyre.3
Kjo teori e shikon shtetin si një trup politik të themeluar në bazë të një kontrate ndërmjet
popullit dhe mbretit, nga e cila varet autoriteti i sovranit dhe garanton ushtrimin e të drejtave
natyrore të njeriut. Me teorinë kontratuale Hobsi, Loku dhe Rusoi sollën një konceptim politik
modern të shtetit, me një formë sistematike dhe komplekse.
1. Koncepti i Tomas Hobsit (Thomas Hobbes)
Tomas Hobsi (1588 - 1679) ka qenë një nga protagonistët më të rëndësishëm të
lozo së politike të Rilindjes. Ai është një nga përfaqësuesit e teoris s kontrats
dhe paraqiti në Leviatanin modelin e t të shtetit në mënyrë të plotë dhe sistematike.
Hobsi (shteti absolut) i përshkruante njerëzit në gjendjen e tyre natyrore, siç ishin
para se të kr ohej shoqëria, kur ata ishin të barabartë dhe me të drejta të barabarta
mbi gjërat që ishin të nevojshme për të jetuar. Njerëzit janë më shumë të ngjashëm
se të ndryshëm, ata janë mosbesues ndaj njëri - tjetrit, dhe kjo i çon në grindje. Sipas
Hobsit, tri janë shkaqet që çojnë në grindje: konkurrenca, mosbesimi dhe dëshira për
triumf.4 Drejtësia lidhej me kuptimin e lirisë së njeriut “për të bërë atë çfarë mundej,
ndaj atyre që mundej, duke zotëruar përdorur dhe gëzuar të gjitha ato që merrte”.5 Dëshira
për mb etesë e njeriut në gjendjen e t natyrore e lejonte të mbrohej me çfarëdolloj
veprimesh,“lu a e të gjithëve kundër të gjithëve” dhe e çlironte atë nga detyrimet.6 Hobsi
mohon të drejtën mbi pronën, sepse nuk ka prona, autoritet suprem apo dallim midis
“times” dhe “tëndes”. Gjithkush që ka forcën, mund t’i marrë dhe t’i mbajë për aq
kohë sa është i a ë t’i mbajë.7 Pra, gjendja e natyrës nënkupton më shumë dëme sesa
përparësi, sepse njeriu jeton gjithmonë në gjendje lu e, gjithmonë nën një rrezik të
1 Raymond G. Gettell, History of Political Thought, George Allen & UNWIN Ltd, London, 1923, f. 217.
2 James Wilford Ganrer, Introduction to political science, a treatise on the origin, nature, functions, and
organization of the state, American Book Company, Chicago, f. 93.
3 Norberto Bobbio, Liberalismo e democrazia, Simonelli, Milano, 2007, f. 33 – 34.
4 Tomas Hobs, Leviatani, IPLS & DITA 2000, Tiranë, f. 78.
5 Po aty, f. 79.
6 Samuel Enoch Stumpf, Filozo a: Historia dhe probleme, “Toena,” Tiranë, 1998, f. 224.
7 William Archibald Dunning, A History of Political Theories from Luther to Montesquieu, MACMILLAN
& CO, London, 1916, f. 270.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT