Konflikti sovjetiko -shqiptar mbi pronësinë e an? eve luft arake të Bazës Detare të Pashalimanit (maj 1961)

AuthorEtleva Smaçi
PositionLektore në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë
Pages21-31
21
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Kon ikti sovjetiko –shqiptar mbi pronësinë e anij eve lu arake
Bazës Detare të Pashalimanit (maj 1961)
Etleva Smaçi
Lektore në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë
Abstrakt
Ky punim synon të analizojë dhe të arrij ë në disa përfundime mbi zhvillimet që ndodhën në
Bazën e Vlorës, në pranverën e vitit 1961. Krahas kon iktit politik dhe kon iktit ushtarak, në
bazë u zhvillua edhe një kon ikt i pastër me natyrë juridike, në lidhje me zotërimin e mjeteve
të Bazës Detare. Ky kon ikt lidhej me pronësinë e 12 nëndetëseve, 2 bazave lundruese dhe
një sasi anij esh ndihmuese. Këto mjete të marinës detare, ishin dislokuar në Bazën e Vlorës në
vitet 1957 dhe 1959, mbi bazën e dy marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë së Shqipërisë
dhe qeverisë së BS. Si marrëveshje të shkruara në sfondin e Lu ës së Ftohtë, ato kishin shumë
ekuivoke që ndikuan në pretendimet e palëve.
Qeveria shqiptare e pretendonte pronësinë e nëndetëseve bazuar në aktet e dorëzimit, kurse
qeveria e BS e shihte këtë akt dorëzimi, si shprehje të faktit që nëndetëse sovjetike kishin
mbërritur në territorin shqiptar. Edhe disa elemente të tjerë, që kishin të bënin me afatet
kohore të marrëveshjeve, që ishin të ku zuara, apo ndalimin e dhënie me hua të tjerëve, asin
në favor të pretendimit të Bashkimit Sovjetik. Nëndetëset nuk ishin falur. Ato ishin dhënë në
përdorim, për aq kohë, sa udhëheqja komuniste shqiptare ndiqte e bindur politikën e Moskës
dhe i shërbente qëllimeve të saja në rajon. Ndryshimi i kontekstit historik, kalimi në krah të një
partnerit tjetër ideologjik Kinës, ndryshoi dhe formën e marrëdhënieve me BS, duke çuar në
kon iktin e lartëpërmendur. Si u zgjidh ky kon ikt është edhe subjekt i punimit.
Fjalë Kyçe: Baza e Vlorës, nëndetëse, Bashkimi Sovjetik, qeveria e RPSH, pronësi.
Hyrje
Baza e Vlorës u themelua me vendim të Këshillit të Ministrave të BS më 27 korrik
1957. Në historiogra në e deri tashme ajo është trajtuar shpesh si bazë e Traktatit të
Varshavë, madje si e vetmja në Mesdhe. Një vështrim i kujdesshëm i dy marrëveshjeve
të vitit 1957 dhe vitit 1959, qartëson se kjo bazë, u krij ua mbi një marrëveshje dy
palëshe mes ministrisë së MMP të Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes së BRSS. Ajo
u krij ua me qëllim që të siguron mbrojtjen e RPSH dhe për të mundësuar bazimin e
përkohshëm të anij eve nënujëse e mbiujëse të BS. Për këtë qëllim u pa e nevojshme që
në Bazë e Vlorës në harkun kohor 1957 -1959 të vinin 12 anij e nënujëse dhe mbiujëse.
Fillimisht këto anij e ishin të pajisura me ekuipazhe sovjetike.
Bazuar në marrëveshjet ushtarake të ’57 dhe 59-s, nëndetëset do t’u jepeshin në
përdorim efektivëve ushtarakë shqiptarë, sipas një gra ku të përcaktuar nga palët.
Dorëzimi i këtyre anij eve u bë pjesërisht, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve
mes udhëheqjes së BS dhe udhëheqjes komuniste shqiptare. Kon ikti mes tyre kishte
natyrë ideologjike, por që bërë shtrat edhe në marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve.
Madje marrëdhëniet ushtarake ishin ato që mbajtën peshën më të madhe të kësaj krize.
Baza e Vlorës u konsiderua “molla e sherrit”. Pozicioni strategjik i saj ishte shumë i
lakmuar. Por me pozicionimin hapur të PPSH pas mbledhjes së Bukureshtit në krah të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT