Kongreset linguistike dhe kolegjet arsimore arbereshe

AuthorDenisa Tare
PositionDepartamenti i Shkencave Politike dhe Juridike, Universiteti ' Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages420-431
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
420
Kongreset linguistike dhe kolegjet arsimore arbereshe
Denisa Tare, PhD. Candidate
Departamenti i Shkencave Politike dhe Juridike
Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Arbëreshët e Italisë, të shpërnguluar në Gadishullin Apenin para dhe pas vdekjes së
heroit tonë kombëtar, Skënderbeu kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë
më të shenjtë të të parëve tanë, gjuhën amtare. Lëvizja kombëtare letraro - kulturore dhe
arsimore e arbëreshëve, do të ndihmonte në forcimin e kauzës kombëtare. Kontributi i
atdhetarëve arbëresh dhe lufta tyre në mbrojte të çështjes shqiptarë u shpreh përmes
veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve. Një vlerë të
padiskutueshme në arsimimin e të rinjve arbëresh, duke u kthyer në vatra kulturore,
kanë dhënë hapja e dy kolegjeve arbëreshe, institucione mësimore që u çelën në gjysmën
e parë të shek. XVIII, në Sicili dhe në Kalabri. hapja e instituciineve arsimore si Kolegji i
Shën-Adrianit në Kalabri, Seminari arbëresh i Palermos, apo kolegjin në Siçili krijoi
mundësinë e përgatitjes arsimore të shumtë intelektualëve fetar e laik të kohës, por edhe
dha kontribut me rëndësi në një ndihmesë të çmuar luftërave për bashkimin e Italisë,
Risorxhimentos e përgjithësisht kërkesave liridashëse dhe përparimtare të shoqërisë
italiane brenda së cilës arbëreshët jetojnë. Në një nga letrat e saj Dora D”Istria shkruante:
“Shqiptarët e Italisë së Jugut, nga vetë pozita e tyre, nga patriotizmi i tyre i patundur, janë pikërisht ata
që do të bëjnë të rilindë një popull që ka pasur fatkeqësira në shekuj me rradhë.
Fjalë kyçe: Arbëreshë,kongrese linguistike,kolegje arsimore, rilindje
Hyrje
Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare të italo-shqiptarëve.
Në këto lëvizje dhanë kontributin e tyre kolonitë arbëreshe në rajonë të ndryshme
si në Siçili, Napoli, Kalabri etj.1Në kolonitë arbëreshe të vendosura në të gjithë
Italinë e Jugut dolën mjaft njerëz të kulturuar e studiues dhe lëvrues të gjuhës
shqipe, të cilët meveprat e tyre letrare i kanë dhënë popullit arbëresh ushqim mendor
dhe shpirtëror. Midis shkrimtarëve shqiptar nuk kanë munguar dhe përpjekjet për
të hapur shkolla në arsimin shqip, me qëlllim që të ruajnë gjuhën zakonet dokt e të
parëve.2 Lëvizja kombëtare letraro - kulturore dhe arsimore e arbëreshëve, do të
ndihmonte njëkohësisht në forcimin e kauzës kombëtare. Këto koloni manifestuan
me ndjeshmëri të madhe për të ardhmen e vendit të tyre. Të shqetësuar për të ardhmen
e vendit dhe pjesmarrës aktivë në lëvizjet për autonomi dhe pavarësi të Shqipërisë,
ishin shkrimtarët të shquar arbëresh njëkohësisht dhe burra shteti si Franceco Crispi.
Kontributi i atdhetarëve arbëresh dhe lufta tyre në mbrojte të çështjes shqiptarë u
shpreh përmes veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve.
Arbëreshët e Italisë luajtën një rol të rëndësihëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e
shkollave shqipe dhe lëvrimin e gjuhës së tyre amtare. Zhvillimi arsimor, është i
1 Nikollë Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar,(Tiranë 2011),.4.
2 A. Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatëre edukimit të dijeve,..9

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT