Konsumi vetjak i narkotikëve dhe kushtet për aplikimin e përgjegjesisë penale

AuthorYlli Pjetërnikaj - Enisa Shahini
PositionProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë - Shkolla e Magjistraturës
Pages70-84
70
Vol. 4 No.2
September, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Konsumi vetjak i narkotikëve dhe kushtet për aplikimin e përgjegjesisë
penale
Magjistrat Ylli Pjetërnikaj
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Magjistrat kandidat Enisa Shahini
Shkolla e Magjistraturës
Abstrakt
Nga analiza e nenit 283 të Kodi Penal rezulton se si bazë të përgjegjësisë penale për prodhimin
dhe shitjen e narkotikëve pranohen dy kritere kryesore, përdorimi vetjak dhe në doza të
vogla, Këto dy kritere janë parashikuar për herë të parë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001 për
disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Për kodin penal të Republikës
së Shqiperisë”. Kriteri përdorim vetjak nuk qëndron më vete. Ajo nuk mund të shërbejë e
vetme për të arritur në përfundimin se, duke u bazuar vetëm në ekzistencën e saj, të faktit të
provuar tashmë sipas të cilit lënda narkotike dhe psikotrope, mbahet për përdorim vetjak, nuk
ekziston edhe gura e krimit të parashikuar në nenin 283 të K.Penal.
Kështu ky kriter nuk mund të shërbejë i vetëm për të arritur në përfundimin se nuk ekziston
baza ligjore ( gura e krimit) për të marrë mbajtësin e tyre në përgjegjësi penale (KBGJL. 2008.
1). Përkundrazi, për të mos u marrë mbajtësi i lëndëve të tilla në përgjegjësi penale duhet
të provohet se ekziston edhe rrethana e dytë, që ka lidhje me sasinë e këtyre lëndëve, e cila,
sikurse shprehet ligjvënësi në vetë dispozitën e përmendur, duhet të jetë “në doza të vogla”. Të
dy këto kritere duhet të ekzistojnë në mënyrë kumulative, që të bëhet i mundur mos aplikimi
i përgjegjësisë penale.
Në praktikën gjyqësore kanë lindur problematika të theksuara lidhur me kuptimin dhe
interpretimin e këtyre kritereve. Madje në jurisprudencë janë verejtur edhe qëndrime të
ndryshme të gjykatave të shkallëve të ndryshme lidhur me to.
Fjalët kyçe: narkotik, dozë, konsumim, tregtim, jurisprudencë.
Kuptimi ligjor i termit përdorimit vetjak
Përdorimi vetjak nënkupton mbajtje për konsum vetjak. Lidhur me këtë formë
(mbajtjen) të anës objektive të kësaj gure krimi, ligjvënësi, si kriter përcaktues për
ekzistencën e vetë gurës së krimit dhe, për pasojë, të bazës së përgjegjësisë penale
për personat që e konsumojnë atë, ka parashikuar dy rrethana speci ke: së pari,
mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe të farave të bimëve narkotike
jo për përdorim vetiak dhe së dyti, edhe kur rezulton i provuar fakti që, këto lëndë
mbahen nga personi për përdorim vetiak, në aspektin sasior, ato nuk duhet të jenë në
doza të vogla.
Përdorimi vetjak është rrethanë fakti dhe rezultat i proçesit të të provuarit nëpërmjet
analizës të provave dhe indicieve, në të cilat duhet të bazohet gjykata për të arritur në
përfundime të drejta, nëse lënda narkotike dhe psikotrope, etj. mbahet nga personi
për përdorim vetjak apo për të kryer në v im,(pavarësisht se kur), ndonjërin, apo

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT