Kontrata e punës në legjislacionin shqiptar dhe problematika të zbatimit të saj në praktikë

AuthorErina Caka
PositionUniversiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Pages437-444
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
437
Kontrata e punës në legjislacionin shqiptar dhe problematika të zbatimit të
saj në praktikë
Av.Msc. Erina CAKA
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Abstrakt
Kontrata e punës është një kontratë me kundërshpërblim, e dyanshme, konsensuale, dhe pavarur.
Ajo trajtohet si një marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit (locatio condutio operum)
ku përcaktohet se punëmarrësi do të bëje atë punë që do t’i caktohet atij nga ana e punëdhënësit,
sipas urdhërave të këtij të fundit dhe nën mbikqyrjen e tij të vazhdueshme. Në pamje të parë këto
karakteristika që kjo kontratë mbart, duket se kanë zgjidhur çdo problematikë të saj, përkundrazi.
Në këtë punim, llimisht kam synuar të trajtoj elementët specik që karakterizojnë Kontratën
e Punës, dhe trajtimin që i bëhet sipas legjislacionit shqiptar. Në pjesën e parë të këtij punimi
jam ndalur kryesisht në elementët përmbërës të kontratës së punës, historikun e zhvillimit të
saj, karakteristikat dalluese të saj në raport me kontratat e e tjera, objektin apo dhe kriteret për
vlefshmërinë e saj etj.
Kryesisht kam trajtuar Kontratën Individuale të Punës me afat të pacaktuar dhe atë me afat të
caktuar. Gjatë punës sime, jam ndeshur shpesh me konikte gjyqësore, me objekte kryesisht zgjidhje
të kontratës individuale të punës. Për pasojë në këtë material kam përfshirë edhe raste gjyqësore
nga gjykatat shqiptare, dhe se cilat janë qëndrimet që mbajnë ato në lidhje me problematika të
caktuara që shfaqin kontratat e punës, kryesisht në momentin e zgjidhje së tyre. Çështja e zgjidhjes
së Kontratës së punës është e lidhur me plotësimin e dy kushteve të rëndësishme të parashikuara
në Kodin e Punës, që janë respektimi i afatit të njoimit dhe respektimi i një procedure të caktuar
ligjore.
Janë pikërisht këto dy kushte, mënyra e përmbushjes e të cilave varion, që sjellin njëherazi dhe
kazuse të ndryshme në lidhje me kontratat e punës, dhe qëndrimet që ka mbajtur gjyqësori mbi
dëmshpërblimin për këtë zgjidhje kontrate. Në këtë punim, jam përpjekur të analizojë rastet kur
respektohet procedura dhe punëdhënësi zgjedh që respektimin e afatit ta lidhë me parapagimin
e tij, nesë jemi apo jo përpara një zgjidhje të rregullt të kontratës së punës etj. Në përgjithësi,
në rast se paraqitet çdo lloj kazusi me objekt kontratë pune, fryma e përgjithshme që duhet të
zhvillojë gjyqësori, është ajo e mbështjetjes së pozitës së punëmarrësit, dhe punëdhënësi nuk duhet
të ketë të drejta superiore, apo të lidhë kontrata duke cënuar rëndë interesat e punëmarrësve të cilat
mbrohen me ligj, duke shfrytëzuar pozitën dominuese të tij.
Fjalë kyçe : Legjislacion, Kontratë Pune, Zgjidhje, Afati, Procedura.
Hyrje
Punësimi në Shqipëri dhe në botëështë një sdë e madhe i cili ka hasur vështirësi dhe
problematika të ndryshme si pasojë e gjëndjeve që krijohen në shoqëritë demokratike
me ekonomi tregu. Kjo tematikëështë shpesh herë pjesë e premtimeve të ndryshme të
atyre që qeverisin, pasi rritja e punësimit rrit mirëqënien dhe ul pakënaqësitë në shoqëri.
Puna,është një aktivitet i cili, jo vetëm krijon të ardhura për atë që e kr yen, por sjell

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT