Kontributi i Ismail Qemalit në formësimin e mendimit politik të Rilindjës Kombëtare në vitet e para të shekullit 20

AuthorFahredin Shabani - Ibrahim Gashi
Pages190-200
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
190
Kontributi i Ismail Qemalit në formësimin e mendimit politik të Rilindjës
Kombëtare në vitet e para të shekullit 20
Prof. asoc. dr. Fahredin Shabani
Prof. dr. Ibrahim Gashi
Abstrakt
Pas shuarjes së aktivitetit ushtarak të Lidhjës së Prizrenit, aktiviteti politik i Lëvizjes
Kombëtare u përqendrua në qendrat e diasporës shqiptare, si në Stamboll, Bukuresht e
Sofje ku vepronin kolonitë më të mëdha shqiptare. Mirëpo dokumente primare të kohës
flasin se, fal një aktiviteti të dendur politik të ideologëve të levizjës shqiptare, në kapercyell
të shekullit 20, mendimi politik i Levizjës Kombëtare kishte avancuar. Ideja e çlirimit
dhe e mëvetësisë po bëhej ide dominuese jo vetem e elitës politike shqiptare. Rjedhimisht,
në shumë krahina të vilajeteve shqiptare po rikthehej lëvizja e rezistencës së armatosur.
Dokumentët e prezantuara në këtë punim flasin për një kontribut të shquar kombëtar të
Ismail Qemalit në formësimin e mendimit politik shqiptar drejtë bashkimit të vilajeteve
shqiptare në një shtet të mëvetësishëm
Zhvillimet politike në vilajetet shqiptare dhe aktiviteti i kolonive në
forcimin e mendimit politik të Rilindjës Kombëtare 1899-1908
Gjatë verës së vitit 1899, situata politike në viset e banuara me shqiptarë deri diku ishte
e qetë, por në vjeshtë ajo u acarua përsëri. Kështu, në Dibër, ku Qeveria bullgare
mendonte të hapte peshkopatën e vet, popullsia shqiptare ngritet kundër peshkopit
ekzarkist, duke e dëbuar, me çka u dha të kuptohet se nuk do të lejojë që në këtë zonë të
banuar me popullatë shumicë të saj të përhapej propaganda bullgare. Po ashtu, popullsia
shqiptare e Dibrës refuzoi ta pranonte gjyqin osman, duke kërkuar largimin e Mytesarifit.
Dukuri të ngjashme pati edhe në Pejë, ku sërish u shfaq rezistenca antiosmane e
shqiptarëve. E pakënaqur me pushtetin e korruptuar, ata po kërkonin uljen e taksave,
reforma administrative dhe hapjen e shkollave në shqipet. Në mbarë Vilajetin e Kosovës,
ndërkaq, si në Prizren, në Prishtinë, në Shkup, e gjetiu, shqiptarët do të ngriten kundër
autoriteteve lokale osmane. Gjithashtu, ata insistonin për largimin e valiut të Kosovës,
Hafiz Pashës dhe nëpunësve të tjerë të tij, si dhe zëvendësimin e tyre me funksionarë
lokalë shqiptarë. Këta të fundit, nga Shkupi, do të dërgojnë në Stamboll një komision
për t’i paraqitur dëshirat dhe kërkesat e popullit para Sulltanit dhe Portës së
Lartë.(Historia e Shqipërisë II, 255) Por, në vend që t’i shqyrtojë këto kërkesa, Porta iu
kërcënua po këtij komisioni se do të dërgojë forca ushtarake, për ta shtypur çdo përpjekje
të drejtuar kundër pushtetit perandorak me qendër në Stamboll.
Është koha kur Qeveria osmane tanimë qe liruar nga problemi i reformave në Maqedoni,
kurse në anën tjetër ajo kishte fituar përkrahjen e Fuqive të Mëdha për të vënë rregullin
dhe qetësinë tek shqiptarët. Ajo, po ashtu, i kishte përvetësuar disa krerë feudalë shqiptarë,
duke u dhënë shpërblime dhe ofiqe. Në anën tjetër, Sulltani do të dërgojë një komision
nëpër qendrat e mëdha të banuara me shqiptarë, për të hyrë në bisedime me krerët
shqiptarë, vetëm e vetëm për të përfituar në kohë derisa të mblidhte forca të mëdha

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT