Kontributi i psikologut në intervistimin e të miturve në rajonin e policisë

AuthorDrilona Llangos
PositionUniversiteti i Elbasanit
Pages140-147
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
140
Kontributi i psikologut në intervistimin e të miturve në rajonin e policisë
Drilona Llangos
Universiteti i Elbasanit
Abstrakt
Përfshirja e psikologut ne institucionin e policisë është një risi për shoqërine tonë dhe një
fushë e re që ka nevojë për studime të mëtejshme. Problemi kryesor i këtij studimi është
eksplorimi i perceptimit të rolit të psikologut nga të miturit gjatë kohës që ata intervistohen
nga punonjësit e policisë.
Pyetja që shtrohet është: A e rrit prania e psikologut lirshmërinë e të shprehurit të të miturve
gjatë intervistimit në rajonin e policisë? Gjithashtu në studim do të analizohet ndikimi i
faktorëve të tretë në proçesin e intervistimit të të miturve si prejardhja, arsimimi i të miturve
si dhe mjedisi ku realizohet proçesi i intervistimit.
Studimi është cilësor dhe do të japë një kornizë të rolit të psikologut në institucionin e policisë.
Metodologjia e përdorur në realizimin e këtij studimi është: hulumtimi i literaturës dhe
pyetësori gjysëm i strukturuar. Kampioni i përzgjedhur për të realizuar studimin
përbëhet nga 20 të mitur, të grupmoshës 14 deri më 18 vjeç, si dhe 45 punonjës policie.
Rezulton që në prani të psikologut të miturit ndihen më të lirshëm në komunikim kjo
ndikon që raportimi i të dhënave të tyre të jetë deri diku më i saktë. Me ndikimin e
psikologut ata ndihen më të sigurt dhe shumë herë bëhen bashkëpunues duke ndihmuar
edhe punonjësin e policisë në zbardhjen e problematikës. Prania e psikologut në
institucionin e policisë ka dhënë një impakt pozitiv përmes modelit të komunikimit që
ofron në praktikën e punës së përditshme.
Fjale kyce : të mitur, intervistim, perceptim, psikolog, rajon policie.
Hyrje
Ky punim ka në fokus të tij punën e psikologut në institucionin e policisë. Kryesisht do
të analizojë rolin e tij kryesor: atë të asistimit ne proçesin e intervistimit të të miturve.
Nga praktika e përditshme del se nuk janë të pakta rastet e të miturve që shoqërohen në
ambientet e policisë në cilësinë e dëshmitarit të pranishëm ose autorit në një ngjarje
kriminale. Për këtë arsye ka disa standarte që ndihmojnë që pyetja e të miturve të bëhet
në përshtatje me veçoritë e moshës, temperamentit, për t’i dhënë mundësi të miturit të
kalojë emocionet, pengesat në komunikim dhe të përgjigjet në mënyrën e duhur.1
Qëllimi i studimit është të analizoj praninë e psikologut gjatë proçesit të intervistimit
të të miturve në rajonin e policisë.
Pyetja që shtrohet është: A e rrit prania e psikologut lirshmërinë e të shprehurit të
të miturve gjatë intervistimit në rajonin e policisë?
Metodologjia
Kampioni i përzgjedhur për të realizuar studimin përbëhej nga 20 të mitur, të
grupmoshës 14 deri 18 vjeç, autor apo të përfshirë në veprime të paligjshme kundër
pronës dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Nga të miturit e përzgjedhur 14 prej
_____________________________________
1 Manual, Policia dhe te Drejtat e të miturve, 2009.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT