Kontributi i teksteve të shkencave sociale në edukimin gjinor të gjimnazistëve

AuthorMarta Topçiu
PositionUniversiteti 'Aleksandër Xhuvani'
Pages246-253
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
246
Kontributi i teksteve të shkencave sociale në edukimin gjinor të
gjimnazistëve
Marta Topçiu
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Abstrakt
Teksti shkollor s’është vetëm një instrument didaktik i mësimdhënies dhe mësimnxënies por
edhe një mjet i fuqishëm ideologjik dhe kulturor që ndihmon në ndërtimin e identitetit dhe
mentaliteteve kolektive. Ai dikton, ose të paktën, përshkruan sjelljet sociale, politike, gjinore
dhe kulturore që fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, vajza dhe djem duhet të adoptojnë. Për këtë
arsye ai duhet të shihet si komponent i rëndësishëm i integrimit gjinor për çdo strategji
kombëtare. Tema nxjerr në pah kontributin e tekstit shkollor në edukimin gjinor të të rinjve
tanë gjimnazistë. Ajo u referohet teksteve të grupimit “Shkenca shoqërore”. Realisht këto
tekste, dallojnë për përpjekje serioze lidhur me orientimin e të rinjve larg roleve gjinore të
deformuara. Ka brenda tyre tema, pjesë, paragrafë, ushtrime, apo fjali të veçanta që ndihmojnë
në edukimin gjinor të të rinjve. Shpesh ato mbartin ftesa për debat lidhur me dhunën në
përgjithësi dhe atë ndaj gruas në veçanti, me mosrespektimin e ligjit, me padrejtësitë ndaj
grave, me vetëvlerësimin e ulët të tyre. Nuk mungojnë debatet për tema tabu të së djeshmes
për të kultivuar tek të rinjtë sensin e drejtësisë, e barazisë midis njerëzve, vajzave dhe djemve,
burrave dhe grave. Të rinjtë duhet të edukohen për të mbajtur qëndrimin e duhur kundër çdo
padrejtësie, pabarazie, diskriminimi apo mentaliteti të gabuar gjinor, për të flakur tej çdo
model negativ të së shkuarës. Në këtë aspekt qëllimet, synimet, objektivat e drejtë të teksteve
mësimore marrin jetë vetëm kur mësuesit udhëhiqen dhe i zbatojnë ato me përkushtim.
Fjalë kyçe: tekst mësimor, edukim gjinor, gjimnazist, shkenca sociale, role gjinore.
1. Rëndësia e tekstit shkollor
Teksti shkollor përbën ende sot mjetin didaktik më të përdorur brenda institucionit
shkollor. Duke qenë dëshmitar i evolucionit të shoqërisë, teksti shkollor është
njëkohësisht një mjet transformimi: ai prezanton një model të asaj çka është apo
asaj që do të donim të ishte shoqëria.
Pra ai është edhe një mjet i fuqishëm ideologjik dhe kulturor që ndihmon në
ndërtimin e identitetit dhe mentaliteteve kolektive. Duke marrë pjesë në transmetimin
e vlerave lidhur me nacionalizmin, qytetërimin, moralin, problemet gjinore etj, ai
dikton, ose të paktën, përshkruan sjelljet sociale, politike, gjinore dhe kulturore që
fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, djem dhe vajza, duhet të adoptojnë. (Bhasin, 2001,
10).
Teksti shkollor është më shumë se një mjet i thjeshtë didaktik i mësimdhënies dhe
mësimnxënies.
2. Ndërgjegjësimi i aktorëve të shkollës së mesme lidhur me problemet gjinore
Socializimi gjinor mbart procese nëpërmjet të cilave gjinia mësohet. Rolet e seksit
edukohen gjatë fëmijërisë dhe përforcohen gjatë gjithë jetës në familje, në shkollë,
në praktikat kulturore, si edhe në vizionin global që e ndan botën sipas një optike
gjinore ku mashkullorja dhe femërorja nuk janë dy “norma” të pavarura por pjesë të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT