Krimi i vazhduar ne te drejten penale italiane

AuthorArben V. Prifti - Asllan Dogjani
PositionUniversiteti Mesdhetar i Tiranës - Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Pages403-411
403
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Krimi i vazhduar ne te drejten penale italiane
Av. Arben V. Prifti
Universiteti Mesdhetar i Tiranës
Av. Asllan Dogjani
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Abstrakt
Qëllimi kryesor i këtij punimi është mbledhja, përpunimi dhe pasqyrimi në një kërkim të
vetëm dhe konsekuent, i mendimeve dhe trajtimeve më të rendësishme lidhur me
institutin e krimit vazhdues, në të drejtën penale. Idea, që përfshin punimin është paraqitja
e temës jo vetëm si një grupim dhe përzgjedhje e thjeshtë idesh të marra nga juristë të
famshem të të drejtes penale italiane, por mendime kritike, në perpjekje për të kërkuar
dhe shpjeguar ato që mund të duken si anët më problematike, duke theksuar pikat e
ndryshme të mosmarrëveshjeve, që paraqet objekti i institutit në fjalë.
Motivi që na frymëzoi dhe na nxiti të trajtojmë këtë temë qëndron në faktin se, duke qënë
se Kodi Penal i Republikes së Shqipërisë në kronollogjinë, historinë dhe evolucionin e tij,
në periudha dhe etapa te ndryshme të kohës, ka patur për bazë dhe referencë Kodin
Penal italian, mendouam që sjellja e mendimit juridik të juristëve më me famë italianë
për institutin e “krimit vazhdues”, nëpërmjet mënyrës dhe stilit të punës tonë individuale,
të bëhet pjesë e doktrinës dhe literaturës juridike në të drejten penale shqiptare. Mungesa
dhe trajtimet e pakta teorike e doktrinale të institutit të krimit vazhdues nga juristë
shqiptarë në të drejtën penale shqiptare, përben dhe sjell nga ana tjetër nje risi të këtij
punimi si vlerë e shtuar në plotësim të boshllëkut teorik, doktrinal, e jurisprudencial në
literaturen juridike penale shqiptare.
Mendojmë se ky punim modest do t’ju shërbeje sadopak lexuesve dhe juristëve në fushën
e së drejtës penale, por në veçanti studentëve të fakulteteve të drejtësisë që do të mund ta
kenë këtë literaturë në bibliotekën e tyre të pasur.
Nga ana tjetër, ne jami të hapur të mirëkuptojmë çdo vërejtje, sugjerim dhe mendim të
vlefshëm cilësor nga të gjithe ata kolegë dhe profesorë të të drejtes penale, miq dhe
dashamirës që do të kenë në dorë këtë punim shkencor.
Punimi shkencor me temë “Krimi vazhdues në të drejtën penale italiane”, është hartuar në tre
pjesë.
Pjesa e parë, titullohet “Koncepti, orgjina dhe roli i krimit vazhdues”, pjesa e dytë titullohet
“Krimi vazhdues, elementët përbërës, problemet pas reformës të vitit 1974, Kodi i Ri i
Procedurës Penale i vitit 1988 dhe zbatimi i institutit të krimit vazhdues nën efektin e
vendimit penal”, dhe pjesa e tretë me temë “Amnistia dhe parashkrimi në krimin vazhdues”.
Punimi shkencor mbyllet me vëzhgimet përmbyllëse dhe bibliografinë.
Studime historike mbi krimin e vazhduar
Trajtimi i kësaj nënteme sjell në vemëndje mendimet e dy juristeve të famshëm italianë
të asaj periudhe Bartolo dhe Farinacio. I pari theksonte se krimet që kanë qëllim të
njëjtë, duhet te dënohen si një krim i vetëm. Ndërsa, juristi tjetër kthen parimet bazë mbi
të cilat bazohet instituti i krimit vazhdues. Sipas tij, vjedhja e shumë sendeve në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT