Krimi kibernetikë, kompjuteri si mjet për mashtrim

AuthorBlerim Olluri
PositionAgjencia e Kosovës për Forenzikë
Pages128-134
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
128
Krimi kibernetikë, kompjuteri si mjet për mashtrim
Blerim Olluri
Agjencia e Kosovës për Forenzikë
Abstrakt
Ky artikull shkencorë është pjesë e studimeve të autorit për marrjen e gradës shkencore
“Doktor” nën drejtimin e Prof Dr. Irakli Koçollarit. Artikulli jonë sjell një qasje të gjerë të
kuptimit të krimit kibernetikë, caqet më të shpeshta të krimit kibernetikë, me theks të veçantë
trajton kompjuterin si mjet për mashtrim, mjet ky i cili në kohë të fundit po gjen aplikim të
gjerë jo vetëm në jetën ekonomike, sociale, shoqërore etj. por edhe për kryerjen e krimeve
kibernetike, në theks të veçantë krimet ekonomike. Andaj përdorimi i teknologjisë së re të
informacionit, veçanërisht i Internetit po zë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ky
fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar
në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund te prekë dhe njeriun e
thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm privat apo profesional.
Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti
paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke
qenë një teknologji “e liberalizuar” prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të
zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie. Anën e përfitimeve
mund ta përmbledhim për momentin në një frazë te vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë
të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës. Scott
Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “ E vetmja
mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”. Pra ç’është krimi kibernetik,
nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të
përgatitur përballë këtij fenomeni? Këto janë disa pyetje që autorët apo specialistët, qofshin
këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë
etj, mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Duke u ngritur gjithnjë e më shumë vetëdija mbi informacionet si mallra, siguria e të
cilave bëhet e një rëndësie primare për funksionimin e një rrethi të gjerë të organizatave
por edhe i shoqërisë në përgjithësi, kërkesa për një mbrojtje gjithëpërfshirëse të sistemeve
kompjuterike, paraqitet si nevojë dhe detyrë e atyre që këto sisteme informatike i
shfrytëzojnë por edhe e shoqërisë në përgjithësi.
Sot, në botën bashkëkohore gjithnjë e më shumë dominon mendimi në pikëpamje të sigurisë
së sistemeve kompjuterike dhe informatike, sipas të cilit sistemet e sigurisë nuk ekzistojnë,
por vetëm për ato të cilat kanë pak a shumë një shkallë të lartë të besueshmërisë (trust
systems). Me qëllim të mbrojtjes së sistemeve kompjuterike dhe atyre informatike nga
numri gjithnjë e më i madh i formave të ndryshme të kriminalitetit kompjuterik, arritjes
së shkallës së dëshirueshme të besimit në punën e tyre dhe rezultatet e asaj pune, është e
nevojshme që të vendoset një strategji e sigurisë, e cila do t’u përgjigjet në mënyrë efikase
tentativave për keqpërdorime.
Hyrje
Krimi kibernetikë është një aktivitet kriminal i zhvilluar në rrjet që ka si objekt apo
si mënyrë të kryerjes së krimit keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të të
dhënave kompjuterike. (ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë,

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT