Kriza e Depërtimit 'Dimensionet socio-politike të tranzicionit drejt ekonomisë liberale në Kosovë'

AuthorZenun Halili - Altin N. Ademi
PositionUniversitetii Prishtinës 'Hasan Prishtina'
Pages601-605
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
601
Kriza e Depërtimit
“Dimensionet socio-politike të tranzicionit drejt ekonomisë liberale në
Kosovë”
Prof. Dr. Zenun Halili & Msc. Altin N. Ademi
Universitetii Prishtinës “Hasan P rishtina”
Abstrakt
Kosova, një shtet i ri dhe në proces të njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së saj, pas luës së
vitit 1999, është ballafaquar me një numër të madh sdash në përpjekje e sipër drejt adaptimit të
sistemit dhe rendit demokratik. Teorikisht, demokratizimi i vendit ka qenë një ideal prej dekadash,
megjithatëperceptimi i lirisë politike si ekuivalent ishtet ndërtimit ka ndikuar në zhgënjimin e
qytetarëve nga shumë “pritje abstrakte” nga “shteti i pavarur”.
Një nga problemet esenciale të kësaj natyre, është tranzicioni nga një ekonomi e centralizuar drejt
një ekonomie të lirë të tregut. Për më tepër, përderisa historia e ekonomisë moderne të Kosovës
është e lidhur me socializmin Jugosllav, i cili gjeneronte punëzënje të plotë (ndonëse jo ekase)
shkalla e lartë e papunësisë që e karakterizon shtetin e Kosovës aktualisht, shpesh herë asociohet
me modelin aktual ekonomik.
Procesi i privatizimit është kritikuar dhe vazhdon të kritikohet edhe sot e kësaj dite nga një numër
i madh i “klasës punëtore” si pasojë e faktorëve të ndryshëm, kryesisht për shkak të dështimit që të
gjejnë prehje në një sistem të drejtuar nga sektori privat.
Në anën tjetër, debatet aktuale janë të adresuara në nevojën e qeverisë për të hapur vende pune,
përderisa shumë pak kritika shkojnë në adresë të pyetjes sëçfarë sektori ekonomik privat është duke
u ndërtuar, apo nëse kushtet e ndërrmarrësisë janë të vlefshme dhe të barabarta për të gjithë njësoj?
Ky punim ka për qëllim të ofrojë një të kuptuar të problemeve që e kanë karakterizuar tranzicionin
ekonomik të Kosovës dhe (pa) aësinë e akterëve relevant për të adoptuar trendët globale të
zhvillimit socio-ekonomik.
Key Words: Free market economy, socialist legacy, privatization, globalization, tradition, political culture.
Hyrje
Disa studiues, pretendojnë se një nga karakteristikat e debateve të shekullit të kaluar ka
qenë diskursi mbi rolin dhe madhësinë e shtetit dhe fuqisë së tij. (Fukuyama, 2010, f.
25) Një debat i tillë në ambientin e Kosovës pothuajse nuk është shtruar asnjëherë në të
kaluarën dhe ende mbetet i pashtruar. Ideja e rolit, madhësisë dhe fuqisë së shtetit nuk
lidhet domosdoshmërisht vetëm me anën strukturore të tij, por para së gjithash me anën
përmbajtjesorë të jetës sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së atij shteti përkatës.
Duke qenë një shtet iri dhe me një histori politike të trazuar, Kosova është nëproces të
tranzicionit drejt një rendi përgjithësisht demokratik e bashkëkohor, trajektorja e së cilit
natyrisht se ka karakteristikat e veta dhe është përshkuar me sda mja të mëdha. Por
cilat janë debatet kryesore në këtëproces të tranzicionit?
Natyrisht se idealet politike përgjatë rrjedhave të historisë pësojnë ndryshime dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT