Kriza financiare dhe pasojat e saj në Shqipëri

AuthorAlqi Naqellari - Elona Shahini
PositionSkolla e Lartë Mesdhetare e Shqipërisë. Blv 'Gj.Fishta' Nr.52 - Shkolla e lartë Mesdhetare e Shqipërisë. Blv 'Gj.Fishta' Nr.52
Pages46-54
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
46
Kriza nanciare dhe pasojat e saj në Shqipëri
Alqi Naqellari
Skolla e Lartë Mesdhetare e Shqipërisë. Blv “Gj.Fishta” Nr.52
Elona Shahini
Shkolla e lartë Mesdhetare e Shqipërisë. Blv “Gj.Fishta” Nr.52
Abstrakt
Në këtë material do të analizojmë shkurt pasojat e recesionit global dhe të krizës nanciare në
disa prej treguesve makroekonomikë të ekonomisë shqiptare. Do të shikojmë ndikimin e këtyre
fenomeneve ekonomike në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të Normës së Inacionit,
të Normës së Papunësisë, të Decitit Tregëtar, të Remitancave, të Investimeve të Huaja, të Decitit
Buxhetor, të Borxhit të Jashtëm, të Normës së Interesit, të Kurseve të Këmbimit, të Kredive dhe
Depozitave, të Kredive me Probleme dhe Kredive të Këqia etj. Nëpërmjet analizës do shikojmë
se në cilët tregues ka ndikuar negativisht dhe në cilët tregues ka ndikuar pozitivisht. Cila ka qënë
tendenca e përgjithëshme e ndikimit? Përveç fenomeneve të jashtme a kanë pasur ndikim edhe
faktorë të brendshëm ekonomikë? Duke u nisur nga konkluzionet e nxjerra do jepen mendimet
përkatëse për daljen nga kjo situatë. Konkretisht: të frenohet rritja e shpenzimeve qeveritare sepse
në vende të tilla me ekonomi të vogël të hapur si Shqipëria, me kurs këmbimi eksibël politikat
skale nuk kanë ndikim në rritjen ekonomike. Të kuzohet deri në eleminim pranimi depozitave
dhe dhënja e kredive në valutë, në euro dhe në dollar, të shikohet mundësia e krijimit të një
Banke Tregëtare me kapital tërësisht shtetëror për të mbështetur politikat e Bankës Qëndrore. Të
stimulohet kredia në sektorët e prodhimit, në veçanti në sektorin e nxjerrjes dhe të përpunimit të
mineraleve. Të shikohet mundësia e rishtetëzimit të sektorit të naës dhe e Hidrocentraleve etj.
Në material është përdorur metoda e krahasimit, metoda statistikore dhe metoda e përshkrimit.
Fjalë kyçë: Inacion, papunësi, recession, krizë ekonomike, PBB, decit tregëtar, kurs këmbimit,
normë interesi, remitanca, investime, kredi të këqia etj.
1. Pasojat e Krizës Financiare në ekonominë shqiptare.
a. Ndikimi në PBB, inacion dhe papunësi
b. Në treguesit e tregëtisë me jashtë
c. Në treguesit e bilancit skal
d. Në treguesit e agregatëve monetarë
e. Në treguesit e depozitave dhe kredive
f. Në treguesit e portofolit të kredisë
Kriza nanciare që u ndje në vitin 2008 dhe që ende nuk i janë shuar pasojat n ë disa prej
ekonomive europiane pati ndikim edhe në ekonominë shqiptare. Ndërsa në ekonomitë e
dha si Italia, Spanja apo Greqia pati tërësisht ndikime negative, në Shqipëri për shkak
strukturës dhe pjekurisë së sistemit kapitalist shqiptar, shkallës së lidhjes me ekonomitë
e prekura më shumë prej saj, pati ndikime negative dhe ndikime pozitive. Më poshtë do
analizojmë me dhjetra tregues ekonomikë për të parë se në cilët tregues ka ndikuar
negativisht dhe në cilët ka ndikuar pozitivisht. Kjo analizë do na shërbejë për të dhënë
mendimet tona mbi mundësitë që ka ekonomia shqiptare për një zhvillim dhe rritje reale,
jashtë përcaktimeve politike dhe partiake.
a. Ndikimi në PBB, inacion dhe papunësi
Tabela Nr.1 Dinamika e 4 treguesve kryesorë makroekonomikë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT