Kriza Financiare në Evropë dhe efekti i saj në Kosovë

AuthorJeton Zogjani
PositionMBA & MSc
Pages51-61
51
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Kriza Financiare në Evropë dhe efekti i saj në Kosovë
Jeton Zogjani
MBA & MSc
Abstrakt
Në këtë punim është analizuar efektet e krizës financiare globale në Evrope, në vendet e
Evropës Jug - Lindore (EJL) dhe në Kosovë. Punim është i fokusuar kryesisht në argumentet
teorike dhe është orientuar në tri (3) kapituj kryesor për diskutim dhe për shtjellim me te
gjere mbi roli, efektet, sfidat dhe vështirësitë që kishte kriza e fundit financiare në ekonominë
evropiane. Në kapitullin e parë (I) është diskutuar mbi historikun e krizave nëpër Evropë
gjatë tri dekadave të fundit pastaj është përshkruar mbi flluskat e para të krizës së fundit
financiar dhe efektet e kësaj krize mbi sistemin e gjithëmbarshëm ekonomik të Evropës. Janë
identifikuar faktorët që kanë nxitur krizën financiare po ashtu janë identifikuar edhe sektorët
ekonomik më të goditurit nga kjo krizë. Përmes të dhënat të institucioneve me ndikim
ndërkombëtar është analizuar ecuria rritjes ekonomike nëpër rajone të ndryshme të Evropës
gjatë dhe pas krizës financiare. Në kapitullin e dytë (II) janë analizuar sfidat dhe vështirësitë
ekonomike tek vendet e EJL si dhe masat e ndërmarra nga ana e institucionet të këtyre
vendeve për të përballuar krizën financiare. Pastaj është analizuar ecuria e GDP-se gjatë dhe
pas krizës financiare, janë identifikuar sektorët strategjike më të goditurit të ekonomisë si
dhe efekti i qëllimeve të Lisbonës për tejkalimin e krizës financiare dhe recesionit ekonomik
në vendet e EJL. Në kapitullin e tretë (III), fillimisht janë analizuar sektorët kryesor të ekonomisë
dhe indikatorët makroekonomik që janë të prekura nga kriza financiare në Kosovë, krizë kjo
e cila ju ka imponuar ekonomisë e Kosovës për shkak të varësi së madhe ekonomike që ka
Kosova me vendeve të rajoni dhe më gjere. Pastaj janë identifikuar resurset financiare të
goditura nga kriza, që ishin të depozituar në institucionet e jashtme financiare si dhe politikat
e institucioneve të Kosovës për të përballuar sfidat e krizës financiare përmes privatizimit të
resurseve strategjike të Kosovës dhe mbajtjen e rritje ekonomike me parametra pozitive.
Fjalë kyçe: GDP, mirëqenia, recesioni ekonomi, sistemi financiar, tregu hipotekar
Hyrje
Efektet e krizës financiare globale në ekonominë Evropiane
Rënia e murit të Berlin-it tregoi se mënyra socialiste e prodhimit nuk mund të funksionoj
ndërsa rënia e kompanisë “Lehman Brothers” tregoi se kapitalizmi i shfrenuar nuk mund të
funksionoj në mënyrë normale” [përshtatur nga (Selmanaj. S., 2010), faqe 91].
Stiglitz, J. 2009
Ekonomia Evropiane është goditur rënd nga kriza financiare globale, duke kërcënuar
seriozisht mirëqenien e përgjithshme ekonomike në nivel kontinentit. Krizat
financiare që kanë ndodhur në tri dekadat e fundit kanë reflektuar efektin e tyre
përtej kufijve të shteteve dhe kontinenteve. Dëmet dhe kaosi ekonomik dhe financiar
që po sjellin këto kriza janë të mëdha, si: kriza e borxhit tek vendet e zhvilluara më
1980, kriza ruse më 1988 dhe kriza financiare e BE-së, etj. (Trabelsi, M. A, 2011).
Këto kriza janë të shoqëruara me pakënaqësi sociale, rritja e papunësisë, rënia e

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT