Kufizimet në proçesin e rishikimit të Kushtetutës Shqiptare

AuthorErvin Karamuço
PositionUniversiteti 'Aleksandër Mojsiu' Durrës
Pages189-197
189
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Kufizimet në proçesin e rishikimit të Kushtetutës Shqiptare
Dr. Ervin Karamuço
Universiteti “Aleksandër Mojsiu” Durrës
Abstrakt
Akti themeltar i një shteti është dokumenti bazë ligjor mbi të cilin ngrihen dhe
sanksionohen një sërë parimesh kryesore të organizimit dhe funksionimit të organeve të
larta shtetërore, të drejtat dhe liritë themelore, si dhe garanci të tjera kushtetuese që
mbrojnë marrëdhniet publike dhe private. Rëndësia e përmbajtjes së dispozitave
kushtetuese dhe fushat që ato rregullojnë, diktojnë një rend ligjor demokratik, bazuar
mbi parime dhe rregulla të paracaktuara, të cilat në princip përfaqësojnë sigurinë juridike
dhe patundshmërinë ligjore nga standartet e sanksionuara në bazë e për zbatim të
Kushtetutës. Për shkak të kësaj rëndësie, Kushtetuta konsiderohet një akt i paprekshëm
dhe i ngurtë në raport me legjislacionin tjetër në fuqi, duke imponuar një rend të
qëndrueshëm juridik. Për këtë arsye, ky punim synon të nxjerr në pah dhe të analizojë
dispozitat që garantojnë një qëndrueshmëri të Kushtetutës dhe mos ndryshimin apo
rishikimin e saj të shpeshtë, si shprehje e sigurisë së marrëdhënieve dhe parimeve që ajo
sanksionon. Vetë përmbajtja e Kushtetutës së Shqipërisë përmban dispozita eksplicite
për rishikimin apo amendimin e saj, duke ndjekur një sërë rregullash të forta proceduriale,
të cilat shpesh bëhen pjesë e trysnisë politike për ti ndryshuar, por që janë njëkohësisht
garancia e vetme për të patur një akt themeltar të qëndrueshëm.
Fjalë kyçe: Kufizimi, Kushtetuta shqiptare, Shqipëria.
Hyrje
Kushtetuta konsiderohet si ligji themelor i shtetit, një dokument apo grup
dokumentesh me sanksionim të veçantë ligjor, që parashikon parimet, strukturën
dhe funksionet kryesore të organizimit të shtetit. Në shkencën juridike kushtetutës
i jepet një kuptim më i gjerë, i cili i referohet “tërë sistemit të qeverisjes së një shteti,
tërësisë së normave juridike që krijojnë dhe rregullojnë qeverisjen” ( Wade and Bradley,
1993, 5). Kushtetuta paraqitet si një vepër e qëndrueshme e destinuar për t’i rezistuar
kohës. Hartuesit e kushtetutës franceze të vitit 1791 kishin besimin se punonin për
përjetësinë (P. Ardant, 1994, 77), për një kohë të pacaktuar. Gjithsesi, eksperienca ka
treguar që kushtetuta nuk mund të jetë përfundimtare, ajo nuk mund t’i rezistojë
pafundësisht evolucionit të shoqërisë dhe do të duhet që asaj t’i bëhen përshtatje,
rregullime dhe plotësime. Janë vetë hartuesit e kushtetutave, ata, që duhet të
parashikojnë dhe të vënë në dokumentin e hartuar prej tyre procedurat që lejojnë
korrigjimin e mëvonshëm. Në fund të viteve ’20 të shek. XX, një nga autorët më në
zë të jurisprudencës gjermane, Karl Shmidt kishte opinionin se kushtetuta bazohet
apo mbështetet në një vendim apo kompromis themelor, prandaj ajo nuk mund të
vihet në pikëpyetje përmes procedurave që synojnë ndryshimin e saj. Megjithatë
zëri i kundërt për ndryshueshmërinë e kushtetutës ishte i njëkohshëm dhe shpejt u
kthye në mbizotërues. Hans Kelzen, përfaqësuesi më i shquar i shkollës normativiste,
në të njëjtën periudhë kohore argumentonte se Demokracia nga vetë natyra e saj

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT