Kultura politike dhe ndikimi i saj në procesin e ndërtimit të shtetit në Kosovë

AuthorIbrahim Gashi - Altin N. Ademi
PositionUniversiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina'
Pages555-564
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
555
Kultura politike dhe ndikimi i saj në procesin e ndërtimit të shtetit në Kosovë
Prof. Dr. Ibrahim Gashi & Msc. Altin N. Ademi
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Abstrakt
Kultura politike është një emër i ri dhe pak i debatueshëm në ambientin socio-kulturor, politik dhe
akademik të Kosovës. Në diskursin mbi politikën si pjesë e shkencës, në ambientin e Kosovës në
përgjithësi kanë dominuar temat tjera siç janë nacionalizmi, kombi, pavarësia, shtet formimi, me ç
‘rast si rrjedhojë, natyra, përmbajtja dhe rëndësia e kulturës politike për të shpjeguar veprimtarinë
politike të akterëve përkatës, ende nuk shërben si një agjens i mirëlltë. Në këtë rrafsh, përmasat
me anë të së cilave tentohet të shpjegohen asetet e politikës identitare dhe shtet formuese të
Kosovës shpeshherë mbesin të mangëta pik ërisht si pasojë e mostrajtimit të aspekteve të kultur ës
politike, e cila shërben si një shtyllë që i jap ë një kuptim real ngjarjeve dhe zhvillimeve politike të
një vendi.
Ideja e shtetit të pavarur të Kosovës tashmë është një realitet i matshëm. Por si vlerësohet shteti
dhe politika në Kosovë? Prej nga buron formimi i shtetit dhe politikës dhe sa autentike janë ato me
kulturën politike të vendit? A janë segmente të caktuara të shtetit, thjeshtë modele të transplantuara
dhe a mund të përformojnë të njëjtat sipas pritjeve dhe kërkesave qytetare?
Ky punim ka për qëllim të gjurmojë kulturën politike të Kosovës në raport me shtetin, përmes
historisë politike të saj, duke u orvatur të sjellë një debat të kësaj natyre, bazuar në karakteristikat
socio-politike dhe nga retrospektiva e afërt historike.
Key words: Political Culture, State, Political Elite, Independence, State-building.
Hyrje
Kosova është shtet i ri i një harte të vjetër. Të rralla janë vendet gjeograkisht të vogla e që
të kenë qenë në agjendat e politikës kontinentale e botërore të një shkalle dhe intensiteti
lartë siç është në këtë rast Kosova. Historia e saj, tashmë më shumë se kurrë është e njohur
edhe nga perspektiva globale, sidomos pas luës së vitit 1998-1999 dhe intervenimit të
NATO-s, si dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Por, për ata që kanë durim më të
thellë, konikti, intervenimi dhe pavarësia që e bënë Kosovën, një nocion “të njohur”
ndërkombëtarisht, nuk shënojnë pikën e llimit dhe fundit të gjithçkaje. Ka një histori
paku shumë se 100 vjeçare që në mënyrë kronologjike i ka paraprirë zhvillimeve
historike dhe politike të cilat sollën datën e 24 Marsit 1999 dhe atë të 17 Shkurtit 2008.
Pa dashur të hyjmë në kronologjinë e historisë, duam t’i referohemi thjeshtë shtetit të
Kosovës dhe evoluimit të tij nga një formacion politik me kërkesa shtet formuese në një
shtet të pavarur bashkëkohor, duke gjurmuar natyrën e tij, sistemin politik dhe kulturën
politike që mishëron vetëdijesimin, pritjen dhe pjesëmarrjen e shtetasve të tij në ndërtimin
e politikave shtetërore. Pra, duam të shtrojmë për debat një pyetje të rëndësishme: Cili
është shteti i Kosovës, dhe cila është tradita politike e tij?

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT