Kultura popullore shqiptare pas rënies së komunizmit (Kultura shqiptare dhe kanunet)
Author | Islam Qerimi |
Position | Universiteti i Mitrovicës 'Isa Boletini' |
Pages | 122-135 |
122
Vol. 6 No.1
May, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Kultura popullore shqiptare pas rënies së komunizmit
(Kultura shqiptare dhe kanunet)
P rof. Ass. Dr. Islam Qerimi
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Abstrakt
Duke u nisur nga ligji i njohur, i cili thot se, e reja e shtyn të vjetren, e cila heret a vonë qitet
në harresë, në këtë studim shkencor do të provohet nga një çasje shkencore multidisiplinare
sociologjike, etnografi ke dhe historiko – zakonore vërtetimi i kët ligji. Prandaj, ky studim
përgjithësisht ka për objekt studimi krahasimin e veçorive të kulturës popullore të shqiptarëve
përgjatë historisë, sidomos të komunizmit me ato të pasrënies së komunizmit. Detyrë e parë që
do të shtrohet në këtë studim krahasimor është evidentimi se, kultura shqiptare ka një histori
autoktone të lashtë nga periudha ilire – pellasge e trashëguar deri me rënien e komunizmit, e
cila në vete nganjëhere ngërthente edhe tiparenga kulturat e popujve te tjerë. Ndërsa, detyrë
e dytë është studimi i transformimit të shpejtë të kesaj kulture popullore tek shqiptarët pas
rënies së komunizmit, ku është evidente se një pjesë e madhe e këtyre vlerave janë humbur ose
po tjetërsohen dita-ditës, por edhe depërtimi i vlerave të tjera, të panjohura më parë.
Fjalë kyçe: Kultura shpirtërore shqiptare, zakonet, komunizmi, demokracia.
Hipotezat:
- A u ruajt kultura popullore shqiptare në kohën komuniste?
- Cilat janë dallimet në mes të kulturës shqiptare në kohen e komunizmit dhe asaj
të pasrënies së komunizmit?
- Cilat janë propozimet për ruajtjen, pranimin dhe mbrojtjen e elementeve të reja në
kulturen popullore shqiptare?
Metodologjia:
Për të hartuar këtë punim shkencor, është dashur një vullnet i çeliktë, meqë kultura
popullore shqiptare është pozicionuar në një qorrsokak pa shpresë për dalje dhe nuk
po mund të gjejë asesi shtegun e vërtetë autentik. Në kohët e fundit ky fenomen i
përmendur paraqet një ndër preoukupimet më të mëdha në botën shqiptare, që kanë
të bëjnë me njohjen e indentiteti ë vet, prandaj kjo është arsyeja kryesore e hartimit
të kët punimi hulumtues. Për t‘i dhënëket punimingjyra shkencore, në drejtim
të studimit dhe mbledhjës së të dhënave e materialeve etnografi ke të jetës aktuale
të popullit shqiptarnë përgjithësi është konsultuar literaturë e autorëve nga viset e
ndryshme shqiptare. Dihet se në kuadër të kulturës popullore hyjnëveshjet, veglat
e punës, veglat muzikore, orenditë shtëpiake, arkitektura popullore. Prandaj, kjo
eshte arsyeja që për të arritur deri tek rezultatet fi nale të kët punimi, është dashur
të bëhet një hulumtim krahasues nga viset e ndryshme etnike shqiptare. Në favor të
kësaj metodologjie shkojnë të dhënat e reja në lidhje me të gjeturat e transformimit të
kulturës shqiptarepas rënies së komunizmit, e të cilat kanë mundur të prezantohen
vetëm nëpërmjet tëliteratures së shkencave multidisiplinare, e në veçanti tëdisiplinave
të veçanta si sociologjia, etnografi a dhe e drejta zakonore. Në këtë punim hulumtues
To continue reading
Request your trial