Kultura strategjike e BE-së, si instrument integrimi i vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian

AuthorArdian Elezi
Pages460-464
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
460
Kultura strategjike e BE-së, si instrument integrimi i vendeve të Ballkanit
Perendimor në Bashkimin Evropian
Ardian Elezi
Abstrakt
Kultura strategjike e BE-së si një koncept gjithpërfshirës i vlerave, normave e parimeve të
funksionimet të saj është certikuar dhe legjitimuar pë rmes bashkëpunimit ndërkombetar, qoë
kjo në qasjen e saj perballjen me sdat e sigurisë rajonale e globale. Kjo nënkupton përdorimin
sa të instrumentave të saj ushtarak po aq edhe civil, e testuar përmes eksperiencave të misioneve
të ndërmarra anembanë .
Përmes një analize të natyrës së kultures stategjike si koncept si dhe vecanerisht të BE-se ku ne
synojmë të integrohemi, kuptojmë që ky organizem, natyrën e tij suis generis e ka formatuar
falë edhe kësaj kulture strategjike, e cila është konturuar përgjatë gjithë historisë së integrimit
evropian, përballjeve e rivaliteteve mes fuqive të mëdha gjate bipolaritetit global, si dhe sdave
rajonale, e vecanerisht gjatë konikteve në Ballkan. Politika e përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes
Evropiane shihet si një instrument efektiv i përshpejtimit të integrimit të vendeve aspirante të BE-
së e veçanerisht të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian. Kjo edhe për shkak të ndikimit
të kulturës strategjike që BE në të rë si shfaq, por edhe kësaj politike të përbashket, e cila përmes
instrumentave e misioneve të saj prezente në këto vende ka kontribuar në zgjidhjen e konikteve,
stabilizimin e paqtimin e rajonit, e krijimin e kushteve me të mira integruese drejt BE-së .
Vendet e Ballkanit Perendimor si Maqedonia, BH, Shqiperia janë të prekura nga dimensione
dhe kultura strategjike evropiane, e cila ka ndikuar së tepërmi në afrimin e këtyre vendeve me
familjen evropiane.
Fjale Kyce: Kultura Strategjike, so power, hard power, CSDP, OKB.
Hyrje
Kultura është një sistem konceptesh të trashëguara e të shprehura në forma simbolike me
të cilat njerëzit komunikojnë, përjetësojnë dhe zhvillojnë njohuritë e tyre në lidhje me
qëndrimet e tyre. Kultura mund të ndikojë në sjelljen në një mënyrë që njerëzit të ndajnë
vlerat dhe pikëpamjet botërore, dhe nëse ata e kanë këtë kulturë të përbashkët të bazuar
në besimet dhe vlerat, ata kanë më shumë gjasa për të bashkëpunuar.
Kultura gjithashtu përbëhet prej supozimeve të përbashkëta të cilat nga ana tyre krijojnë
një urdhër që formësohet e demostrohet (Colin S. Gray, 2013, 84) ne një kontekst
maredhëniesh mes individëve apo grupeve në mjedisin social, organizativ apo politik.
Autore të ndryshëm paraqesin këndvështrimet e tyre mbi kulturën duke e lidhur atë me
politiken e strategjinë, si dicka që përbëhet nga “kode interpretuese” që p ërfshijnë gjuhën
, vlerat e besimet e mirellta., si model i trashëguar historikisht me kuptime të misheruara
në simbole (Colin S. Gray, 2013, 84) ku njerzit komunikojnë, përjetësojnë dhe zhvillojnë
dijen dhe qëndrimet e tyre në jetë ”.
Ajo në menyrë dinamike mban gjallë kujtesën e përbashkë të njerezve, duke u dhënë jetë
traditave”. Megjithatë, kultura është krijuar nga burime të ndryshme. Sipas dijetarit të
kulturës strategjike Kolin S. Gray, janë tre urdhrat e kulturës dhe të strategjisë - rrënjët,
format dhe manifestimet. Kultura strategjike është një numër i besimeve të përbashkëta,
normat dhe (Colin S. Gray, 2013, 112) idetë brenda një shoqërie të dhënë që gjenerojnë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT