Kuptimi dhe tiparet themelore të veprimtarisë së policisë në Procedurën penale sipas KPPP-Kosoves te vitit 2004

AuthorMurat Hulaj
Pages345-353
345
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Kuptimi dhe tiparet themelore të veprimtarisë së policisë në Procedurën
penale sipas KPPP-Kosoves te vitit 2004
PhD (C.) Murat Hulaj
Abstrakt
Kodi i Procedurës Penale, sidomos faza e procedurës paraprake, ka pësuar ndryshime
strukturale dhe kualitative, sepse tani shumë kompetenca të gjyqtarit hetues bartën te
prokurori publik i cili i zbaton dhe udhëheq hetimet, e në rast se veprime të caktuara
hetimore ia beson Policisë Gjyqësore, të njëjtat edhe i mbikëqyr. Në KPPK, procedura
paraprake përfshin fazën e paraqitjes së kallëzimit penal (Kapitulli XXIII, nenet 197-219
të KPPK-së), fazën e hetimeve (nenet 220-303), e deri te ngritja e aktakuzës (neni 304,
paragrafi 1) dhe të seancës për konfirmimin e saj (nenet 309-318).
Tash, shtrohet dilema nëse në Kodin e Procedurës Penale kemi fazën e procedurës
parapenale, dhe nëse po, cila është natyra dhe karakteri i veprimtarisë së policisë në këtë
fazë procedurale.
Fjalët kyçe: procedura paraprake, delegimi i kompetencave, policia gjyqësore dhe roli i
saj.
Procedura preliminare
Sipas LPP-së të ish-Jugosllavisë, i cili ishte i aplikueshëm deri me hyrjen në fuqi të
KPPK-së, procedurës paraprake i paraprinte procedura parapenale apo joformale,
në të cilën “zhvillohej një aktivitet i dendur operativ i policisë me qëllim që të tubojë
informata mbi veprën penale dhe kryesin, informata këto të cilat do t’i përdorë
prokurori kompetent si prova në kuptimin njohës, për të mbështetur kërkesën e vet
për zhvillimin e hetimeve drejtuar gjyqtarit hetues…” (bayer, 1988, 113). Këto
informata, të mbledhura, konsideroheshin se nuk kishin karakter procesual, por
vlera praktike dhe influenca e këtij materiali, në fazat e mëvonshme të procedurës,
ishte i padyshimtë dhe trajtimi i këtij materiali gjithmonë ka qenë problematik dhe
me shumë efekte negative.1
Pra, në këtë aspekt, shtrohet pyetja se a kemi procedurë parapenale në KPPK dhe si
trajtohet materiali i tubuar në këtë fazë.
Në Kodin e Procedurës Penale nuk ekziston një ndarje e tillë në veprime
paraprocesuale dhe veprime procesuale jo vetëm si skemë e organizimit të ligjit por
as si term. Në fakt, në KPPK, kemi procedurën parapenale, të cilën do ta quaja
procedura preliminare”, si fazë e veçantë, ku në te synohet që të grumbullohen të
dhënat e nevojshme për të çmuar nëse ka vend për të ushtruar ndjekjen penale.
Fillimi i procedurës dhe mënyra se si bëhet paraqitja e kallëzimit penal dhe e
1 Pjesë nga prezantimi, në seminarin e cituar në Pejë, më 26 Dhjetor 2003 nga Dr. Ejup Sahiti, “…influenca
e këtij materiali provues nuk është veçuar dhe se kjo formë e zgjedhjes së sistemit të provave nuk ka qenë
e mire. Duke u nisur edhe nga fakti se në shtetet e ish Jugosllavisë si në Slloveni, Kroaci, Bosnje e
Hercegovinë, në legjislacionin e tyre të ri procedural nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket fazës së
procedurës paraprake me dispozitat të cilat kanë ekzistuar në LPPJ-së, dhe duke u nisur nga kjo praktikë e
hidhur ka qenë dilemë e madhe shkalla apo vëllimi i autorizimeve që do t’i epen policisë”.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT