Legjislacioni për likuidimin e shoqërive tregtare në Kosovë konform Acquis Communautaire të BE -së

AuthorArmand Krasniqi
PositionUniversiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina'
Pages41-50
41
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Legjislacioni për likuidimin e shoqërive tregtare në Kosovë konform
Acquis Communautaire të BE -së
Prof asoc. Dr.sc. Armand Krasniqi
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Hyrje
Problemet me të cilat sfidohen shoqëritë tregtare në vendin tonë janë të shumta.
Ato fillojnë që nga nevoja e pozicionimit në treg e deri të realizimi i objektivave dhe
synimeve për të cilat edhe janë krijuar. Këto vështirësitë në masë të madhe janë
produkt i ndikimit të efekteve të krizës ekonomike, tranzicionit, ekonomisë joformale,
konkurrencës jolojale,etj,. Mbase efektet negative të këtyre fenomeneve kanë impakt
të drejtpërdrejtë edhe në raportet ndërmjet pronarëve të shoqërisë të ndërlidhura
me kontradikta për modalitete e menaxhimi dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj
kreditorëve. Në teori e praktikë dhe raporte vendore e ndërkombëtare më shumë
studime e kërkime i dedikohen natyrës së regjistrimit të shoqërive tregtare, ofrimit
të modaliteteve për thjeshtësimin e procedurave të regjistrimit duke e matur suksesin
vetëm në këtë dimension. Pak ose fare pak studime, raporte ose kërkime i dedikohen
faktit se sa biznese janë jofunksionale, pasive ose sa të çregjistruara dhe cili është
shkaku i tyre. Punim pretendon që analizojë një dimension bazën juridik të
rregullave, mënyrave dhe mundësive të mbylljes së një shoqërie tregtare nëpërmjet
procedurës së likuidimit. Procedurat e likuidimit1 ndonëse teoritikisht në një masë
të caktuar konsiderohen të jenë efektive, në realitetin tonë ato nga subjektet biznesore
nuk iniciohen as vullnetarisht e as nëpërmjet gjykatave të vendit. Legjislacioni që
rregullon procesin e likuidimit të subjekteve biznesore me marrëveshjen e pronarëve
ose atyre me paaftësi operuese, përfaqëson një nga pjesët më themelore të sistemit
juridik që rregullon këtë segment të tregut modern. Për nevojë të rregullit juridik të
procesit të likuidimit dhe formave tjera të shuarjes së shoqërive tregtare, vendet e
tranzicionit këta mekanizma ligjor i trajtojnë me kujdes kryesisht nëpërmjet
reformimit të sistemit legjislative. Duhet theksuar se vendet me traditë të gjatë më
ekonomi të tregut çështjen e rregullimit të procedurave efikase dhe efektive të
likuidimit i perceptojnë nga zonat më dinamike me ndjeshmëri të lartë. Kjo me qëllim
të ofrimit të zgjedhjeve të reja që më sukses të ndiqen trendët e ndryshimeve në
ekonomisë ndërkombëtare. Në këtë sferë kontribut të rëndësishëm japin edhe një
numër i caktuar i institucioneve ndërkombëtare dhe multilaterale siç janë BB,2 FMN,
UNCITRAL,3 BE4 dhe të tjerët.
___________________________________________________
1 Uka N., Fjalorë i drejtësisë, Tiranë 2011. Në këtë fjalorë fjala likuidim në kuptimin e shoqërive tregtare ka
të bëjë me procesin e shpërbërjes apo të mbylljes së një shoqërie i cili mund të jetë vullnetar, në marrëveshje
ndërmjet aksionarëve dhe, kur është e përshtatshme në koordinim me kreditorët e shoqërisë,ose mund të
jetë i detyrueshëm, më urdhër të një gjykate në bazë të padisë së një kreditori (ndonjëherë organeve
tatimore) dhe gjatë të cilit, aktivitetet e shoqërisë, nëse ka, pas shlyerjes së borxheve të saj u shpërndahen
aksionarëve, të cilët duhet të paguajnë tatimin për llogaritjen e të ardhurave nga likuidimi, që mund të
ndryshojnë në varësi të faktit nëse likuidimi është rezultat i një shpërbërjeje të thjeshtë ose i një shpërbërjeje
për qëllime bashkimi.
2 http://cour-europe-arbitrage.org/content.php?lang=en&delegation=1&id=1
3 http://www.uncitral.org/uncitral/en/uncitral_texts/arbitration/2010Arbitration_rules.html
4 http://cour-europe-arbitrage.org/content.php?lang=en&delegation=1&id=1

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT