Lëvizjet demografike dhe zonat periferike në Shqipëri. Ndryshimet e vendbanimit dhe ndryshimet kulturore - Rasti i Kamzës
Author | Alfred Halilaj |
Position | Qendra e Studimeve Albanologjike |
Pages | 98-103 |
98
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Lëvizjet demografi ke dhe zonat periferike në Shqipëri. Ndryshimet e
vendbanimit dhe ndryshimet kulturore - Rasti i Kamzës
PhD (C.) Alfred Halilaj
Qendra e Studimeve Albanologjike
Abstrakt
Kamza është zona më tipike e levizjeve demografi ke në Shqipëri pas viteve 1992.Liria e fi tuar
dhe humbja e kontrollit të shtetit, hapën udhën për ndryshimin e vendbanimit.Përballja
me ndryshimet kukturore, dallimet midis rurales dhe urbanes, ndryshimet në strukturën e
familjes patriarkale, rithemelimi i raporteve sociale në kushtet e reja, sjellja e politikës, shtetit
dhe institucioneve janë disa prej tematikave që do të ngerthejnë këtë kumtesë.A ka ndryshime
kulturore midis ‘të ardhurve’ dhe vendasve, dhe midis tyre në vetvete? Cilat janë raportet e
reja që kr̀ ohen?Si ndryshon midis brezave përballja me ndryshimet?Këto janë disa pyejtje që
shtrohen.
Metoda e vëzhgimit me pjesëmarrje dhe intervistat e drejtpërdrejta do të jenë më të përdorurat,
por edhe pyetësorët, fotografi të, përdorimi i raporteve zyrtare do të ndihmojnë në realizimin
e plotë të materialit shkencor.
Fjalë kyçe: Lëvizje demografi ke, migrim, kulturë, popullsi.
Hyrje
Lëvizja migratore e popullsisë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ka rezultuar
shumë e çorganizuar dhe e pakontrolluar, si në nivelin e lëvizjes së vërtetë ashtu edhe
të llogaritjes së vendbanimeve të reja.
Migrimi në kuptimin e veçantë të ̲ alës, është një proces që shpreh zhvendosjen
territoriale të popullsisë, kalimin e njerëzve nga një qendër banimi në një tjetër, të
afërt apo të largët, për të jetuar në këtë të dytin dhe si rrjedhojë dhe për të siguruar
aty mjetet ekonomike për jetesën. Përdoret termi ‘migrim’ pasi përkon edhe me
metatezën migrim-mërgim dhe rrënjën ‘migration’. Për nga shkëputja ose jo nga
bashkësia territorial e mëparshme, e traditës, ajo etnologjike ose etnike, lëvizjet
migruese i ndajmë në të brendshme dhe të jashtme. Të brendshme quhen ato brenda
për brenda truallit etnik ku kryhen këto procese, ndërsa të jashtme quhen migrimet
që kapërcejnë kufi njtë e trojeve etnike të at̀ populli për të jetuar dhe punësuar atje.
Gjithashtu migrimet janë të organizuara(kur shteti planifi kon dhe i vendos vetë
banorët në qendra të ndryshme banimi) dhe të paorganizuara( lëvizje që v̀ në prej
nevojave të shoqërisë, që kanë në brendinë e tyre një lloj organizimi të veçantë që
përputhet me nevojat e prodhimit e të zhvillimit shoqëror, me ligje dhe ligjësi të
caktuara) (Tirta , 2003, 239-247).
Migracioni i brendshëm solli edhe një urbanizim, apo mbipopullim të disa rajoneve
të vendit, çka për pasojë u shoqërua me ndryshime të mëdha sociale, ekonomike
e mjedisore të këtyre zonave. Nga ana tjetër, vetë ndryshimet politike, sociale
dhe ekonomike në vend, gjatë tranzicionit në vazhdim, sollën ndryshimin dhe
shpeshherë përshpejtimin e fenomeneve demografi ke duke ndikuar në cilësisë e
To continue reading
Request your trial