Lidhja ROE - Raporti i Kapitalit dhe Analiza e Treguesve Kumulativë si Mjet për Vlerësimin e Njësive Ekonomike

AuthorAntoneta Polo - Enkela Caca - Michael Chlestos
PositionUniversiteti 'Eqrem Çabej' Gjirokastër, Albania - Universiteti 'Eqrem Çabej' Gjirokastër, Albania - Universiteti i Janinës, Greece
Pages86-92
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
86
Lidhja ROE – Raporti i Kapitalit dhe Analiza e Treguesve Kumulativë si Mjet për
Vlerësimin e Njësive Ekonomike
Doc. Dr. Antoneta Polo
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Albania
Prof. As. Dr. Enkela Caca
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Albania
Prof. As. Michael Chlestos
Universiteti i Janinës, Greece
Abstrakt
Analiza e pasqyrave nanciare është një mjet i rëndësishëm për realizimin e kërkimeve të ndryshme
mikro dhe makroekonomike. Kjo analizë merr një rëndësi të veçantë në kushtet e krizës, kur risku
është edhe më i madh. Në këtë kontekst, analistët i kushtojnë një vëmendje të veçantë strukturës
së nancimit të njësive ekonomike. Struktura e kapitalit, si objekt i kësaj analize, është e lidhur
direkt me vendimet nanciare të një njësie ekonomike. Ajo konsiston në borxhin dhe kapitalin e
përdorur për nancimin e njësisë. Kërkues të ndryshëm shkencorë janë përpjekur të analizojnë
strukturën e kapitalit, duke tentuar të tregojnë nëse ekziston një strukturë optimale e kapitalit.
Një nga mjetet kryesore të përdorura në funksion të këtij qëllimi, janë raportet nanciare, të cilat
zakonisht përdoren për matjen e performancës së një njësie ekonomike. Në këtë punim, nëpërmjet
një analize statistiore do të tregojmë lidhjen që ekziston midis ROE dhe raportit të kapitalit, pra
pjesës që zë kapitali në totalin e burimeve. Analiza Du Pont, si një tregues i rëndësishëm kumulativ,
zë një pjesë të rëndësishme të këtij punimi.
Fjalët kyç: Analiza e pasqyrave nanciare, raport nanciar, ROE, tregues kumulativ, Du Pont, njësi
ekonomike.
Hyrje
Shumë teori bazohen në supozimin se qëllimi i një njësie ekonomike duhet të jetë
maksimizimi i pasurisë së aksionerëve ose ortakëve aktualë. Një nga elementët kryesorë
që përdoret në funksion të kësaj ideje janë raportet nanciare, të cilat përdoren zakonisht
për të matur performancën e njësisë ekonomike. Në këtë punim, midis të tjerash, do të
tregojmë se ekziston një lidhje e rëndësishme midis ROE dhe raportit të kapitalit.
Procesi i vlerësimit zë nje vend të rëndësishëm në fushën e analizës nanciare. Ky
proces çon palët e interesuara në nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me perspektivën
e ardhshme, të qëndrueshmërisë dhe përtueshmërisë të një njësie ekonomike, si duke
krahasuar të dhënat bazë të saj, ashtu edhe përmes krijimit të standardeve.Gjithashtu,
procesi i vlerësimit është, në shumë raste i nevojshëm për të përcaktuar gjendjen e
aksioneve në bazë të çmimit të tregëtimit, të mbivlerësuar apo nënvlerësuar, si dhe për
identikimin e mundësive investuese. Nuk mund të ketë dyshim se ky proces është një
mjet i domosdoshëm për vlerësimin e ngjarjeve të biznesit dhe në veçanti, për sa i përket
efekteve që ka në vlerën e biznesitveprimi i bashkimit dhe blerjes. Për më tepër, zbatimi i
teknikave të vlerësimit është një mekanizëm i rëndësishëm për dialog midis menaxhimit

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT