Liria e mallrave dhe shërbimeve - si liri të shitësit dhe blerësit

AuthorEndri Papajorgji
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Pages246-250
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
246
Liria e mallrave dhe shërbimeve – si liri të shitësit dhe blerësit
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Mag. Iur (Uni Graz) Endri PAPAJORGJI
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Abstrakt
Lindja e integrimit Europian në kuptimin e ngushtë lloi me planin e propozuar nga ministri i
jashtëm francez në vitin 1950 Robert Schuman për një Bashkësi Europiane të Qymyrit dhe Çelikut,
në bazë të së cilës qëndronin industria e rëndësishme e pasluës e qymyrit dhe çelikut e Francës,
Gjermanisë si dhe e shteteve të tjera, të cilat kishin dëshirë të ishin pjesëmarrëse në këtë organizatë
supranacionale. Plani i krijuar shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Jean
Monnet kishte si qëllim të afronte Gjermaninë Perëndimore me Perëndimin në kohën e Luës
së Ftohtë dhe në të njejtën kohë të shmangte një konikt në lindje. Kjo nënkuptonte kontrollin e
përbashkët të industrisë së qymyrit dhe çelikut dhe jo si në Traktatin e Versailles kontrollin e kësaj
industrie prej Francës. Traktati për themelimin e Bashkësisë së Qymyrit dhe Çelikut hyri në fuqi
më 23.7.1952 me një afat 50 vjeçar dhe për këtë arsye më datën 23.7.2002 kjo Bashkësi pushoi së
ekzistuari.
Një nga detyrat kryesore të BE-së qe nga krijimi i saj, është ajo, për të krijuar një treg të përbashkët
për të arritur objektivat e përcaktuara në nenin 2 të Traktatit të Lisbonës. Këto përfshijnë krijimin e
bashkimit doganor dhe një treg të vetëm, në thelbin e së cilit janë katër liritë themelore të Traktatit
të BE-së, që janë :
(1) lëvizja e lirë e mallrave sipas nenit 28, 29, TBE,
(2) lëvizja e lirë e personave në formën e lëvizjes së lirë të punëtorëve (39 TBE),
(3) liria e sherbimeve, e rregulluar në nenin 49 TBE
(4) lëvizja e lirë e kapitalit, e rregulluar në Nenin 56 të TBE.
Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve shërbejne për të krijuar tregun e përbashkët doganor
dhe një treg unik pa kuj. Bashkimi doganor, tregu i përbashkët dhe lëvizja e lirë e mallrave
ndjekin objektivin e sigurimit të një konkurrence të lirë mes mallrave nga shtetet anëtare, që nuk
shtrembërohet ose pengohet nëpërmjet normave shtetërore. Këto shtrembërime konkurrence ose
aësie mund të jenë :
> Tarifa në natyrë (Dogana, taksa), ose
> Kuzimet sasiore për lëvizjen ndërkutare të mallrave, ose
>Masa që kanë të njëjtin efekt si kuzimet sasiore.
Në kuadër të sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij artikulli është analiza e lëvizjes së lirë të mallrave
dhe shërbimeve si liri të shitësit dhe blerësit.
Fjale kyçe: Traktati i Lisbones, liria e mallrave, liria e shërbimeve, Decker, GJED.
Hyrje
Duke u bazuar në interesat e shitësit dhe blerësit në kuadër të kontrollit të lirive themelore,
lind pyetja në qoë se mund që liritë themelore të mos kuptohen si “liri të blerësit.” Në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT