Liria e mallrave sipas vendimit të GJED Keck

AuthorEndri Papajorgji - Greta Alikaj
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University) - Ministria e Zhvillimit ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes
Pages102-106
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
102
Liria e mallrave sipas vendimit të GJED Keck
Prof. assoc. Dr. (PhD Uni Graz) Endri Papajorgji
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Msc Greta Alikaj
Ministria e Zhvillimit ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes
Abstrakt
Lindja e integrimit Europian në kuptimin e ngushtë filloi me planin e propozuar nga
ministri i jashtëm francez në vitin 1950 Robert Schuman për një Bashkësi Europiane të
Qymyrit dhe Çelikut, në bazë të së cilës qëndronin industria e rëndësishme e pasluftës e
qymyrit dhe çelikut e Francës, Gjermanisë si dhe e shteteve të tjera, të cilat kishin dëshirë
të ishin pjesëmarrëse në këtë organizatë supranacionale. Plani i krijuar shpejt nga
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Jean Monnet kishte si qëllim të afronte
Gjermaninë Perëndimore me Perëndimin në kohën e Luftës së Ftohtë dhe në të njejtën
kohë të shmangte një konflikt në lindje. Kjo nënkuptonte kontrollin e përbashkët të
industrisë së qymyrit dhe çelikut dhe jo si në Traktatin e Versailles kontrollin e kësaj
industrie prej Francës. Traktati për themelimin e Bashkësisë së Qymyrit dhe Çelikut
hyri në fuqi më 23.7.1952 me një afat 50 vjeçar dhe për këtë arsye më datën 23.7.2002 kjo
Bashkësi pushoi së ekzistuari. Një nga karakteristikat më të njohura të së drejtës së BE-
së dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe në funksionimin e sistemit ligjor të
Komunitetit është ndikimi i saj i fortë në integrimin ligjor dhe politik të shteteve anëtare.
Lëvizja e lirë e mallrave shërben për të krijuar tregun e përbashkët doganor dhe një treg
unik pa kufij. Bashkimi doganor, tregu i përbashkët dhe lëvizja e lirë e mallrave ndjekin
objektivin e sigurimit të një konkurrence të lirë mes mallrave nga shtetet anëtare, që nuk
shtrembërohet ose pengohet nëpërmjet normave shtetërore.
Në kuadër të sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij artikulli është analiza e lëvizjes së lirë të
mallrave bazuar në një nga vendimet më të rëndësishme të GJED, sic është vendimi Keck.
Fjale kyçe: Traktati i Lisbones, liria e mallrave, Keck, GJED, BE.
Hyrje
Vendimi i GJED në cështjet Keck/Mithouard është përshkruar nga shumë juriste si një
ndryshim i ri në liritë themelore të GJED. Pasi liritë e mëparshme themelore qysh
nga Dassonville dhe Cassis de Dijon synonin një interpretim shumë të gjerë të kontrollit
të lirive themelore, me këtë vendim u kalua në fushën e zbatimit të kontrollit të
lirive themelore nga ana e GJED në një metodë të papërdorur më parë. Dallimi midis
“Kërkeses së produkteve “(product requirements) dhe “Marreveshjeve të shitjes “(selling
arrangements )” i ligjeve kombëtare të shteteve anëtare të BE-së ishte arritur deri
atehere nëpërmjet një rregulli të shteteve anëtare që e pengonte tregtinë në një formë
të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, de facto ose potencialisht.1
Çdo rregull ose masë kombëtare mund të përmbushte këto kërkesa, qofshin këto
rregulla që i përkasin të drejtës publike ose të drejtës private, ligjit të konkurrencës,
të drejtës së reklamimit ose të drejtës së detyrimeve. Në kontrast me të drejtën e
___________________________________________
1 Vendim Nr. 8 i GJED i datës 1.7.1974 , (Dassonville).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT