Liria sindikale sipas jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut

AuthorIna Xhepa
PositionDrejtore Ekzekutive- Qendra Europiane
Pages27-32
27
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Liria sindikale sipas jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut
Ina Xhepa
Drejtore Ekzekutive- Qendra Europiane
Abstrakt
Njohja dhe zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është një nga sfidat
kryesore të çdo sistemi ligjor demokratik. Europa sikurse është botërisht e ditur po shkon
drejt një unifikimi të sistemeve ligjore dhe praktikës gjyqësore, në kuadër të respektimit
të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky punim synon të trajtojë në mënyrë të
përmbledhur një çështje tepër relevante, siç është e drejta e punëmarrësve për t‘u
organizuar në sindikata.
E drejta sindikale përfaqëson tërësinë e normave juridike, që rregullojnë pozitën ligjore
të organizatave profesionale, kontratave kolektive, të drejtën e grevës, si edhe konfliktet
potenciale në marrëdhënien juridike të punës. Kjo e drejtë njihet dhe garantohet nga
neni 11 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga i gjithë sistemi ligjor
vendas në rend hierarkik. Pavarësisht rregullimeve normative, që i janë bërë kësaj të
drejte në vendin tonë, ende hasen problematika. Për këtë arsye vlen të analizohen
standardet e vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të
drejtën sindikale, të cilat duhet të zbatohen edhe në sistemin tonë, si një “qonditio sine
qua non” për funksionimin e shtetit të së drejtës.
Fjalë kyçe: KEDNJ, e drejtë sindikale, liria e shprehjes, jurisprudencë e GJEDNJ-së.
E drejta sindikale përfaqëson tërësinë e normave juridike, që rregullojnë pozitën
juridike të organizatave profesionale, kontratat kolektive, të drejtën e grevës si dhe
zgjidhjen e konflikteve të punës (Uka, 2011, 199). Liria për t‘u organizuar në formën
e sindikatave për të gjithë punëmarrësit gëzon një mbrojtje kombëtare dhe
ndërkombëtare. Ndër aktet më të rëndësishme ndërkombëtare mund të përmendim
konventat dhe rekomandimet e nxjerra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës1,
Neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut2 dhe Karta Sociale Evropiane3.
Në aktet juridike ndërkombëtare jo vetëm që theksohet parimi i lirisë së shoqatave
sindikale, por në të njëjtën kohë njihet dhe e drejta për kontratat kolektive, e drejta
e grevës (Çela, 2010, 531). Sigurisht nuk mund të lemë pa përmendur këtu dhe
parashikimet, që i ka bërë lirisë sindikale Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë4
nenet 46§1, 49, 50 dhe 51 të saj, Kodi i Punës5 në nenet 176 e vijues të tij. Gjithashtu,
në korpusin e normave të vendit tonë ekziston dhe një ligj i posaçëm, i cili parashikon
rregullimet ligjore specifike për sindikatat6.
1 Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është një agjnesi e OKB-së, themeluar në 1919 në Gjenevë,
Zvicër. ILO përbën një nga organizatat e para në nivel ndërkombëtar për rregullimet në fushën e
marrëdhënieve të punës. Ndër konventat e ILO-s që lidhen me të drejtën sindikale janë Konventa Nr. 87
dhe Konventa Nr.98.
2 Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut neni 11 - Liria e tubimit dhe e organizimit.
3 Karta sociale Evropiane nënshruar në 18 tetor 1961, Torino, Itali.
4 Ligji nr. 8417 datë 21.10.1998 “ Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 46§1 “Kushdo ka të drejtë të
organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.
5 Ligji nr. 7961 datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
6 Ligji nr. 7516 datë 07.10.1991 “Për sindikatat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT