Liria e vendosjes si një nga liritë themelore të tregut të BE-së

AuthorEndri Papajorgji - Greta Alikaj
PositionZv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University) - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Pages44-48
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
44
Liria e vendosjes si një nga liritë themelore të tregut të BE-së
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Endri Papajorgji
Zv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
MSc Greta Alikaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Abstrakt
Liria e vendosjes është shprehje e dytë e lirisë së personave dhe duhet t’u lejojë
sipërmarrjeve dhe profesionistëve të pavarur të vendosen në territorin e Unionit për të
ushtruar një profesion. Që në vitin 1974 GJED njohu në çështjen Reyners, që ndalimi i
diskriminimit në kuadër të lirisë së vendosjes ka një efekt të drejtpërdrejtë në shtetet
anëtare, në mënyrë të tillë që shtetasit e Unionit të mund t’i drejtohen në mënyrë të
drejtpërdrejtë. Rregullat e lirisë së vendosjes sjellin jo vetëm në raportin mes qytetarit
dhe shtetit një efekt të drejtpërdrejtë, por edhe në raportin mes personave privatë.
Përndryshe, siç GJED ka vendosur tek “Walrave&Koch”, do të rrezikohej zbatimi uniform
i lirisë së vendosjes.
Fjale kyçe: Liria e vendosjes, treg, BE, Shqipëri.
Hyrje
Neni 49 i traktatit të Lisbonës përcakton se kufizimet e vendosjes së lirë janë të
ndaluara. Liria e vendosjes vlen jo vetëm për personat fizikë, të cilët janë shtetas të
një shteti anëtar, por edhe për personat juridikë, të cilët kanë selinë në një prej
shteteve anëtare. Për personat juridikë, liria e vendosjes përfshin edhe të drejtën
për themelimin e agjensive, selive ose degëve të shoqërive tregtare në një prej shteteve
anëtare. Liria e vendosjes në bazë të nenit 40 të traktatit të Lisbonës përfshin
“pranimin dhe ushtrimin e profesioneve të pavarura si dhe themelimin dhe drejtimin
e sipërmarrjeve ... sipas rregullave të vendit pritës për shtetasit e tij”. Si liri dytësore
e vendosjes përfshihet e drejta e sipërpërmendur për themelimin e shoqërive tregtare,
agjensive, selive ose shoqërive tregtare bija në një shtet tjetër.
Liria e vendosjes vlen për të gjithë personat fizikë, të cilët janë shtetas të një shteti
anëtar. Nuk ka rëndësi vendbanimi. Liria e vendosjes favorizon edhe personat
juridikë. Kjo vlen sidomos për të gjitha shoqëritë tregtare, të cilat janë të themeluara
sipas legjislacionit të shteteve anëtare dhe të cilat kanë selinë, zyrën e administrimit
ose zyrën e vendosjes së shoqërisë në territorin e Unionit. Si shoqëri tregtare
përfshihen shoqëri të së drejtës civile, të së drejtës tregtare dhe persona të tjerë juridikë
të së drejtës publike dhe private për sa kohë që kanë për qëllim kryesor fitimin
monetar. Neni 54 i traktatit të Lisbonës përcakton se shoqëritë tregtare dhe personat
fizikë janë të njëjtë para përdorimit të lirisë së vendosjes. Shtetasve ose shoqërive
tregtare nga vendet e treta nuk u takon liria e vendosjes. Rregulli i nenit 49 pika 2
e traktatit të Lisbonës përcakton se shteti pritës duhet ta lejojë lirinë e vendosjes

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT