Llojet e kontratës së qirasë financiare dhe zbatimi në Shqipëri

AuthorAnjeza Liçenji
PositionFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Pages84-92
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
84
Llojet e kontratës së qirasë financiare dhe zbatimi në Shqipëri
Dr. Anjeza Liçenji
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Qiraja financiare është forma më e re e aplikimeve të shërbimeve financiare, e cila është
zhvilluar së fundmi dhe në Shqipëri, me anë të ligjit “Për Qiranë financiare”. Leasing u
mundëson personave juridik dhe personave fizik që të bëjnë modernizimin e pajisjeve të
tyre, dhe me vetë aktin e tillë të bëhen më efikas dhe më konkurues në tregje të ndyshme
në vend dhe jashtë tij. Instituti i Leasingut paraqet një lloj alternative për shoqëritë e
vogla dhe të mesme, si dhe ato shoqëri të porsa regjistruara, të cilat që në fillim të
funksionimit të tyre ballafaqohen me disa probleme të natyrave të ndryshme financiare,
e që është evidente në këto rrethana të krizës globale ekonomike financiare në rajon e më
gjerë. Sipas disa të dhënave, mendohet se industria e Leasing në botë sot është në zhvillim
e sipër. Në të shumtën e shteteve përmes formës së modelit të leasing supozohet se
financohet më shumë se ¼ e të gjitha pajisjeve të mjeteve të punës. Por vlen të përmendet
se shoqëritë që ofrojnë leasing në Shqipëri kanë ende punë për të bërë në lidhje me
perfeksionimin e ofrimit të këtij shërbimi financiar ku rol të rëndësishëm këtu luan shteti
për rregullimin e drejtë nga ana juridike.
Fjalë kyçe: Qiraja financiare (Leasing), kontratë, ligj, person fizik, financim.
Vështrim i shkurtër historik i evoluimit të kontratës së qirasë leasing në botë
Kontrata e qirasë është një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil, si
dhe një nga më të hershmet, krahasuar me kontratën e shitjes. Në të gjithë historikun
e saj, ajo është kuptuar si një kontratë konsensuale, me anë të së cilës njëra nga palët
kontraktuese merr përsipër detyrimin për t’i dhënë palës tjetër një send të caktuar, i
cili mund të jetë i luajtshëm ose i paluajtshëm në gëzim të përkohshëm, kundrejt një
shpërblimi të caktuar, ku pala tjetër detyrohet ta paguajë atë.
Një nga kontratat më moderne, e cila po aplikohet gjerësisht sot, jo vetëm në botë,
por edhe në Shqipëri është kontrata e qirasë leasing (leasing financiar). Kjo është
një kontratë e re dhe që po fiton shumë përhapje, duke u përdorur gjithmonë e më
shumë në qarkullimin bashkëkohor ndërkombëtar dhe kombëtar të mallrave e
shërbimeve.
Kontrata e qirasë financiare është një kontratë e financimit, që studiohet jo vetëm
nga jurisprudenca, që studion aspektin e saj juridik, por edhe nga shkenca financiare,
që studion aspektet e veçanta dhe përparësitë ekonomike që ka adoptimi i një kontrate
të tillë. Kontrata e qirasë financiare përfshin lloje të ndryshme të operacioneve
ekonomike, që kanë rëndësi të madhe në qarkullimin e të mirave materiale.
Kontrata leasing nuk u përket kontratave tradicionale të së drejtës civile, si për
shembull, kontrata e shkëmbimit, e shitjes, e qirasë, e huasë etj., të cilat i gjejmë që
nga e drejta romake. Përkundrazi, ajo është një “prodhim” i kërkesave të operatorëve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT