Matja e ndikimit te decentralizimit fiskal ne zhvillimin ekonomik vendor Rasti i njësive vendore te Qarkut Lezhë

AuthorFatlum Nurja
PositionDecentralization & Local Governance Expert Planning and Local Governance Project (PLGP) in Albania
Pages163-178
163
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Matja e ndikimit te decentralizimit skal ne zhvillimin ekonomik vendor
Rasti i njësive vendore te Qarkut Lezhë
PhD Fatlum Nurja
Decentralization & Local Governance Expert
Planning and Local Governance Project (PLGP) in Albania
Abstrakt
Nevojat në rritje të njësive vendore për kapitale nanciare, për të bërë të mundur nancimin e
projekteve të tyre në infrastrukturë dhe jo vetëm, për të përmirësuar e për të mbështetur planet
e zhvillimeve vendore nuk kanë gjetur hapësirë në qeverisjen qendrore në tërë këtë hark kohor
që nga llimi i proçeseve decentralizuese në Shqipëri. Vetëm 9.1 % (2014) e shpenzimeve të
konsoliduara publike zënë shpenzimet vendore në të dy nivelet Bashki dhe Qarqe. Temat
e decentralizimit skal janë tepër te debatueshme në harkun kohor 2002 – 2014 që shtrihet
punimi, ndërsa temat e zhvillimeve vendore dhe rolit të njësive vendore në këtë proces janë
pothuaj të paprekura fare ose janë të adresuara në mënyrë sipërfaqsore dhe përshkruese.
Diskursi nëse thellimi i decentralizimit, në veçanti atij skal dhe si do ndikonte ai ne zhvillimin
ekonomik, është trajtese e këtij punimi. Hipoteza e punimit është: Nëse thellohet decentralizimi
skal zhvillimi ekonomik vendor ka kaheje pozitive. Përgjigjet ndaj pyetjeve kërkimore si: (i)
A ndikon decentralizimi skal në zhvillimin ekonomik vendor; (ii) A mund të bëhet një matje
e tillë në mënyrë empirike ekonometrike; dhe (iii) Cilët janë faktorët qe ndikojnë ne thellimin
e decentralizimin skal dhe si ndikojnë ato në përformancën e indikatorëve të zhvillimit
ekonomik vendor, do jene ato që do drejtojnë punën kërkimore. Unë kam sjellë në ketë punim,
studimin e rastit të njesive vendore te Qarkut të Lezhës për periudhen 2002 – 2014.
Fjalë kyçe: zhvillimi ekonomik, decentralizim skal, te ardhura vendore.
Hyrja
Pas rënies së komunizmit ne Evropën Lindore, në këto vende në fund të viteve ‘80
dhe llim të viteve ‘90 ka një trajektore të lëvizjes së këtyre nga ekonomi e plani kuar
nga qendra në ekonomi të orientuar nga kërkesat e tregut dhe më e decentralizuar.
Këto vende janë përballur me shumë s da në përmbushjen e kërkesave të nevojshme
për të siguruar një zbatim të suksesshëm të reformave të decentralizimit skal
(Prud’homme, R. 1995:p201-220).
Reformat e qeverisjes vendore janë reforma të rëndësishme si pjesë e transformimit të
sistemeve politike por në të njëjtën kohë, ato si reforma kanë dhënë edhe kontributet
e tyre si reforma në zhvillimin ekonomik në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
(Horvath, M.Tomas, 2000). Po kështu edhe në vendet e Evropës Juglindore reformat
kanë pasur të njëjtën trajektore, me vështirësi më të mëdha, të lluara më vonë sidomos
pas shpërbërjes të Jugosllavisë dhe marrëveshjes së Deytonit, pas marrëveshjes së
Ohrit si dhe pas Planit të Aahtisarit për Kosovën. Nisur nga këto, autor si Will Barle
vënë në dukje që:
“Në vendet e SEE-së decentralizimi i qeverisjes në nivel rajonal si në reforma
164
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
administrative apo skale ka pasur zgjerime apo implikime të ndryshme.” (Barlet, 2013:4)
Sa i përket decentralizmit dhe rolit të tij në zhvillimin ekonomik, nga vëzhgimet dhe
disa matjeve empirike në bëra vendet e SEE-së kemi komente dhe përfundime të
ndryshme që tregojnë se nuk ka një recetë të ngjashme apo “gjithëpërfshirëse.” Për
shembull në Bosnje-Hercegovinë, prishja apo dëmtimi i kapitalit social dhe humbja
e besimit reciprok ka dhënë një efekt negativ në sektorin e zhvillimit të SME-ve (Rus
and Igliç, 2005-Barlet.W, 2013:7).
Duke i krahasuar këto me modele transformimi në Poloni apo edhe në Slloveni
(Evropa Qendrore dhe Lindore) kur politika fokusohet në krij imin e mundësive duke
mobilizuar resurse vendore tregon se ajo mund të mbështetet edhe nga burime të
jashtme për nancime infrastrukturore apo rritje kapacitetesh njerëzore. Në këto
vende shumë vëmendje i është dhënë raportit apo ndërlidhjes mes decentralizimit
dhe rritjes ekonomike apo zhvillimit ekonomik.
Duke përmirësuar llogaridhënien apo edhe raporteve dhe marrëdhënieve në term,
atë vetëqeverisjes vendore, ka mendime që decentralizimi mund të mbështesë
zhvillimin vendor dhe për rrjedhoje nga shuma e këtyre ekonomive vendore sjell
ngritjen e ekonomisë së vendit. (Oates, 1993).
Por a mund të kemi evidencë empirike nga këto vëzhgime, dhe si janë ato në vendet e
tjera të Evropës Lindore apo Qendrore? Sipas (Limi, 2009), ka studime që kanë gjetur
lidhje mes decentralizimit dhe rritjes ekonomike, ndërsa të tjerë kanë gjetur lidhje
negative (Rodrigues Pose and Bodman, 2011). Kurse të tjerë nuk kanë gjetur lidhje
apo ndërveprim ndërmjet këtyre ndryshoreve (Rodrigues Pose and Bwire; Bodman,
2011). Për ekonomitë në ndryshim, ( Rodrigues Pose dhe Kroij er 2009), kanë gjetur
në matjet e tyre empirike lidhje negative mes rritjes ekonomike dhe decentralizimit
skal në 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, edhe pse rritja e fuqisë për
taksa vendore duhet të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike.(Bartle . W;
Malekoviç. S; Manastiriotis. V, 2013: 8)
Në dekadat e fundit i është kushtuar një vëmendje të madhe specialistëve të zhvillimit
të agjencive zhvillimore multilaterale si dhe qeverisjes me fokus decentralizimin
skal si një instrument primar për të promovuar zhvillimin ekonomik (UN, 1991;
Oates, 1994; Bruno and Pleskoviç, 1996).
Përcaktimi apo përku zimi më i përshtatshëm dhe më i pranuar sot në botë për
“shkallën e zhvillimit” i referohet propozimit të ekonomistit francez Francois Perroux
të vitit 1966. Ai është autori kryesor i teorisë së poleve të rritjes, e krij uar në vitin
1950. Ishte Francois Perroux (1903-1987) çelësi dhe themeli më i rëndësishëm teorik
i gjithë konceptit. Ishte argumenti i tij i cili shpjegon mënyrën dhe formën e rritjes
ekonomike në mënyrën e mëposhtme:
“Është një fakt i dukshëm dhe i padiskutueshëm se rritja nuk është uniforme në vende
të ndryshme, por rritja ka shkallë të ndryshme intensiteti në pika të ndryshme, apo në
pole, dhe pastaj ajo përhapet nëpërmjet kanaleve dhe rezultati i tij përfundimtar për
ekonominë shtetërore është i ndryshëm në rajone të ndryshme”.(Vystouple, 2003).
Backgourndi teorik/Rishikimi i literaturës dhe gjenerimi i hipotezave
Siç edhe është përshkruar më sipër, konteksti institucional i decentralizimit skal
nënkupton mbi të gjitha zhvillim ekonomik, por dhe këtu ka këndvështrime të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT