Mbetet utilitarizmi një doktrinë filozofike aktuale?

AuthorFerit Baça
PositionFakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
Pages251-256
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
251
Mbetet utilitarizmi një doktrinë lozoke aktuale?
Dr. Ferit Baça
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Në lëmshin e trashëgimisë së detyrimeve morale dhe të zgjedhjeve apo përcaktimeve të tyre, Xhon
Stuart Milli veçoi si nga më të rëndësishmen “mënyrën e dëshirueshme të sjelljes së njeriut”, duke
e ballafaquar kurdoherë me parimin bazë të dobisë dhe se lumturia është në të vërtetë qëllimi
përfundimtar i sjelljes njerëzore. Ai u përpoq të sillte argumentë dhe prova në dobi të tezës se
“Lumturia është qëllimi i vërtetë dhe i dëshirueshëm i jetës dhe sjelljes njerëzore”. Për arritjen e
këtij synimi ai u nis nga fakti se “e vetmja provë bindëse për të vërtetuar ekzistencën dhe dukjen
e një objekti, është atëherë kur njerëzit e shohin atë sikundër e vetmja provë për të vërtetuar se
një tingull është i dëgjueshëm, është kur njerëzit e dëgjojnë atë. Një arsenal i madh mjetesh dhe
mënyrash për të argumentuar ato, gjendet në vetë përvojën tonë jetësore. Kjo logjikë e çoi atë në
formulimin e mendimit se: “Në mënyrë të ngjashme unë pohoj se e vetmja provë që mundëson
krijimin e vërtetësisë, që gjithçka është e dëshirueshme, është kur njerëzit e dëshirojnë atë. Asnjë
arsye nuk mund të jepet që lumturia e përgjithshme është e dëshirueshme përveç asaj që «çdo njeri,
për aq kohë sa beson se ajo mund të jetë e realizueshme, dëshiron lumturinë e tij personale».
Nëpërmjet këtij punimi synoj të shpërfaq disa nga pikëpamjet lozoke mbi utilitarizimin në
raport me zhvillimin e shoqërisë në epokën tonë moderne.
Fjalët kyçe: Utilitarizmi, morali, doktrina, lumturia dhe e vërteta.
Hyrje
Filozo anglez Xhon Stuajrt Mill shkroi esenë e tij të famshme mbi “Utilitarizmin, në
mbrojtje të parimit të dobishmëirsë, kundër frymës kritike. Por mendimi i tij lozok pa
dyshim ishte ushqyer nga paraardhës të tjerë, veçanërisht nga mendimet e mësuesit të tij
Xheremi Bentham, i cili si parimthemelor dhe kriter të veprimit moral ka dobinë. Është e
njohur frymëzimi i tij rreth idesë se qëllimi më i lartë injërëzimit përfshihet në shprehjen:
“Lumturia më e madhe për numrin mëtë madh të njerëzve” si dhe për konceptin e kuptimit
të dobisë së përgjithshme. Kësisoj, duke përshkallëzuar konceptet e tij, Bentham formuloi
idenë sipas të cilës do të mund të mateshin vlerat dhe mënyrat e ndryshme të veprimit si
për të mirën evetë atij për të cilinkryhet veprimi, ashtu edhe për bashkësinë. E mira është
lumturiae përgjithshme, mirëpo meqë secili individ shkon pas lumturisë vetjake, është
punë elegjislativit të harmonizojë tëpërgjithshmen dhe interesat private. Për shembull,
thoshte ai, të përmbajturit nga të vjedhurit është në interesin e përgjithshëm, por jo edhe
në interesin tim përveç nëse ekziston veprimi i ligjit penal që është mjet për pajtimin e
interesit individual me interesat e bashkësisë.
Pa dyshim, Xhon Milli njihte jo vetëm mendimet e Bentham por edhe ato të Dekartit, i

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT