Mbrojtja juridike - penale dhe juridike - administrative e të drejtës së autorit sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë

AuthorBurim Tahiri
Pages356-364
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
356
Mbrojtja juridike - penale dhe juridike - administrative e të drejtës së autorit
sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë
Phd Burim Tahiri
Abstra kt
E drejta e autorit është e drejtë subjektive e karakterit absolut që ka rëndësi të vecantë për titullarin.
Duke marrë parasyshë faktin se kjo e drejtë dhe të drejtat e tjera të përafërta shkelen në vazhdimësi
në mënyra të ndryshme, janë bërë, po bëhet si dhe duhet të bëhen përpjekje për krijimin e një
rregullative e cila garanton mbrojtjen e kësaj të drejte. Vlen të theksohet se mbrojtja e kësaj të
drejte dhe e të drejtave të tjera të përafërta mund të bëhet në disa mënyra si ; mbrojtja juridiko-
civile, juridiko-penale, juridiko-administrative, ndërkombëtare dhe nëpërmjet arbitrazhit. Ne u
përcaktuam që ta trajtojmë mbrojtjen juridiko - penale dhe juridiko -administrative të së drejtës
së autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta, në mënyrë që të identikohet cështjet me rëndësi të
këtyre formave të mbrojtjes së kësaj të drejte sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë. Po ashtu kujdes
i vecantë do ti kushtohet trajtimit të vështirësive, perspektivës dhe suksesit të realizimit të mbrojtjes
së të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta.
Fjalët kyce : E drejtë e autorit, Mbrojtje, Juridiko-penale, juridiko-administrative, rregullativë.
Hyrje
E Drejta e autorit si e drejtë subjektive e karakterit absolut është me rëndësi të veçatë për
titullarët, sipas të drejtës pozitive por edhe sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.
Duke marrë parasyshë rëndësinë e kësaj të drejte, ligjvënësi ka bërë, bën si dhe duhet të
bëjë vazhdimisht përpjekje për rregullimin më të mirë të mbrojtjes së të drejtës së autorit
dhe të drejtave të tjera të përafërta. Këtë para së gjithash e bënë rregullativa nacionale
nën ndikimin e rregullave të konventave ndërkombëtare sepse rregullativa e unikuar
obligon nënshkruesit dhe ratikuesit që legjislacionin e tyre nacional ta harmonizojnë
më rregullativën e unikuar andaj me këtë edhe të drejtat e tyre bëhën pjesë përbërëse e
rendit juridik nacional. Me këtë i kontibohet shumë mbrojtjes bashkëkohore të së drejtës
së autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta. Kuptohet, me këto rrjedha nuk duhet të
egzistojë kurrëfar iluzioni se është lehtë të krijohet e drejta nacionale e unikuar me të
drejtën e Unionit Europian dhe më gjerë sepse në këtë rrugëtim ka pengesa të natyrave
të ndryshme. E drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta parimisht gëzojnë të
drejtën për mbrojtje gjyqësore dhe mënyrën se si duhet të realizohet kjo mbrojtje, si dhe
autorizimin për këtë mbrojtje nga bartësit ose titullarët e këtyre të drejtave dhe tuesit e
të drejtave ekskluzive të kësaj fushe. Kjo mbrojtje mund të realizohet përmes mbrojtjes
juridiko-civile, juridiko-penale, juridiko-administrative, ndërkombëtare dhe nëpërmjet
arbitrazhit. Këtë mbrojtje mund të realizojë individi i caktuar ose mund të organizohet
mbrojtje kolektive e së drejtës së autorit dhe e të drejtave të tjera të përafërta, kështu
që duhet thënë që këto subjekte i realizojnë këto të drejta në procedurë gjyqësore. Në
këtë punim do të trajtohen mbrojtja juridiko-penale dhe juridiko-administrative si dhe
vështirësite, përspektiva dhe suksesi i realizimit të mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të
drejtave të tjera të përaferta.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT