Mbrojtja juridiko-penale e shëndetit të njeriut në Republikën e Shqipërisë

AuthorEtlon Peppo
PositionStudio ligjore Loloci & Associates dhe pedagog me kohë të pjesshme, Fakulteti i Drejtësisë, UT
Pages170-176
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
170
Mbrojtja juridiko-penale e shëndetit të njeriut në Republikën e Shqipërisë
MSC Doktorant Etlon Peppo
Studio ligjore Loloci & Associates dhe pedagog me kohë të pjesshme,
Fakulteti i Drejtësisë, UT
Abstrakt
Gjithë sistemet e sotme shoqërore janë të ndërtuara dhe të bazuara në një sistem vlerash që ka në
qendër të vetë njeriun dhe që kërkon gjithnjë e më tepër zgjerimin e lirive dhe të drejtave themelore
të njeriut si edhe krijimin e një sistemi normash ligjore sa më të përshtatshëm dhe efektiv për t’iu
përgjigjur qëllimit të sigurimit të një mbrojtje sa më të gjerë të personit njerëzor. Pjesë e mbrojtjes
së personit njerëzor është padyshim edhe mbrojtja juridiko-penale e shëndetit të njeriut, e cila zë
një vend kryesor në gamën e marrëdhënieve shoqërore të mbrojtura nga Kodi Penal. Progresi i
jashtëzakonshëm i shoqërisë dhe konceptet demokratike që mbizotërojnë, imponojnë në mënyrë
të natyrshme një vëmendje maksimale ndaj integritetit zik e trupor të personit, dhe kjo jo vetëm
për shkak të rëndësisë gjithnjë e më të madhe që po merr mbrojtja e personit, por dhe për faktin që
prek një pjesë mja të ndjeshme të shoqërisë njerëzore: SHËNDETIN E NJERIUT.
Shëndeti i njeriut përfaqëson në mënyrë të padiskutueshme një nga komponentët më të rëndësishëm
të shoqërisë njerëzore dhe si i tillë, atij i jepet dhe i sigurohet një mbrojtje e plotë juridiko-penale
nëpërmjet Kodit Penal duke parashikuar penalizimin dhe sanksionimin e gjithë veprimeve apo
mosveprimeve shoqërisht të rrezikshme dhe të kundraligjshme që drejtohen kundrejt shëndetit të
personit njerëzor.
Fjalët kyçe: Mbrojtja juridiko-penale e shëndetit të njeriut, Kodi Penal, Republika e
Shqipërisë.
Hyrje
Në kohët e sotme moderne, të shoqëruara me zhvillime dhe ndryshime të rëndësishme
sociale anëmbanë rruzullit tokësor, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të njeriut po merr
një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Sot, shoqëria është e prirur që të njohë, garantojë
dhe respektojë rigorozisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe ka si qëllim
sigurimin e një mbrojtje sa më të gjerë të këtyre të drejtave dhe lirive. E drejta për të jetuar
si një e drejtë themelore e njeriut përfshin në kuptimin e gjerë të alës edhe ruajtjen e
shëndetit, paprekshmërinë e tij (Elezi, 2008, 77). Në këtë prizëm, mbrojtja e shëndetit
zë një vend kryesor në gamën e gjerë të marrëdhënieve shoqërore të mbojtura nga Kodi
Penal. Sigurisht, që çdo marrëdhënie ka rëndësinë e saj specike dhe asnjëra nuk mund
të nënvlerësohet në raport me njëra-tjetrën, por rëndësi të veçantë dhe themelore ka
sigurimi i vetë qënies së njeriut, i jetës dhe shëndetit të tij. Pa një mbrojtje të plotë dhe të
gjithanshme të jetës dhe shëndetit të njeriut do të cënohej edhe vetë thelbi i ekzistencës së
kësaj shoqërie. Që në momentin e lindjes çdo person njerëzor gëzon një sërë të drejtash
dhe lirish si e drejta për jetën dhe paprekshmërinë zike, ndalimi i torturës, e drejta për
liri dhe siguri, etj… Padyshim që përballë çdo të drejte që gëzon personi njerëzor qëndron
një detyrim i shtetit demokratik dhe oganeve shtetërore për garantimin e kësaj të drejte.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT