Mbrojtja e Konsumatorit nga Ligji për Tregtinë Elektronike, Komunikimet Elektronike dhe Identifikimi Elektronik

AuthorMarjeta Shaholli
PositionEuropean University of Tirana, Tirana, Albania
Pages178-183
178
Vol. 4 No.2
September, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Mbrojtja e Konsumatorit nga Ligji për Tregtinë Elektronike, Komunikimet
Elektronike dhe Identi kimi Elektronik
Marjeta Shaholli
European University of Tirana, Tirana, Albania
Abstrakt
Tregtia elektronike për shkak të zhvillimeve të vrullshme në teknologjinë e informacionit
ka pasur një tred të theksuar rritjeje pas viteve ’90. Ajo ndihmon bizneset për të rritur
konkurueshmërinë dhe të shtojë suksesin ekonomik të vendit. Ligji për Tregtinë Elektronike
(LTE) është miratuar nëpërmjet Ligjit nr 10128 datë 11/05/2009 me ndryshuar me Ligjin nr
135/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 10128 datë 11/05/2009. Ndryshimet në ligj
erdhën si rezultat i përafrimit me Direktivën 2000/31/EC, Directives on Electronic Commerce.
Ashtu si edhe LMK, edhe LTE parashikon se kontratë në distancë/ në largësi janë ato kontrata
të cilat lidhen pa prezencën zike të njëkohshme të palëve. Edhe përku zimi për konsumatorin
është i njëjtë, dmth një individ i cili hyn në marrëdhënie kontraktore në largësi për interesa
ngushtësisht personale dhe jo me qëllime tregtare. Në këndvështrimin e LTE kontrata e lidhur
nëpërmjet mjeteve elektronike quhet Kontratë në Formë Elektronike, ajo që për ligjin LMK
quhet Kontratë në largësi. Duke qënë se propozimi dhe pranimi i ofertës kryhet pa prezencën
e njëkohëshme të palëve, respektohen të gjitha rregullat e vendosura nga Kodi Civil për pjesën
e përgjithshme të kontratave, kërkesat për formën e kontratës dhe kërkesat e veçanta për
kontratat parashikuara nga LMK.
Fjalë kyçe: Tregti elektronike, autoritete mbikqyrëse, konsumator, kontratë në largësi.
Ligji për Tregtinë Elektronike
Tregtia elektronike për shkak të zhvillimeve të vrullshme në teknologjinë e
informacionit ka pasur një tred të theksuar rritjeje pas viteve ’90. Ajo ndihmon
bizneset për të rritur konkurueshmërinë dhe të shtojë suksesin ekonomik të vendit.
Në një pyetsor të zhvilluar nga USAID në Shqipëri në vitin 2012 rezultoi se shumë
shoqëri tregtare shqiptare nuk kanë njohuri të mja ueshme për tregtinë elektronike
dhe se investimet e tyre në tregtinë elektronike mund të japë për time të ndjeshme
në bizneset e tyre1. Por tregtia elektronike nuk ka të bëjë ekskluzivisht me teknologjitë
e reja. Tregtia elektronike mund të ndihmojë në menaxhimin më e kas të proçeseve
tregtare. Ka mënyra të ndryshme për të klasi kuar transaksionet e tregtisë elektronike,
njëra prej tyre ështe tregtia elektronike biznes-konsumator (B2C), i cili është edhe
objekti i kët punimi.
Ligji për Tregtinë Elektronike (LTE) është miratuar nëpërmjet Ligjit nr 10128 datë
11/05/2009 me ndryshuar me Ligjin nr 135/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në
ligjin nr 10128 datë 11/05/2009. Ndryshimet në ligj erdhën si rezultat i përafrimit me
Direktivën 2000/31/EC, Directives on Electronic Commerce2.
1 Raport 2012 nga Shoqata e Bankave, (2012), https://aab.al/wp-content/uploads/2017/05/
AABRaportVjetor2012.pdf.
2 Directive 2000/31/EC, “On some legal aspects of Information Society services, especially on electronic
commerce in domestic market, CELEX 32000 L0031.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT