Mbrojtja kushtetuese e të drejtës për të jetuar në Shqipëri

AuthorBeslinda Rrugia
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages305-311
305
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Mbrojtja kushtetuese e të drejtës për të jetuar në Shqipëri
MSc. Beslinda Rrugia
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Shkenca të ndryshme e studiojnë jetën në aspekte të ndryshme. Ndërkohë që për
jurisprudencën jeta është një vlerë që mbrohet nga të drejtat e njeriut. Pra jurisprudenca
e studion jetën në aspektin e garantimit të së drejtës për të jetuar në aktet themelore që
janë kushtetutat e vendeve apo marreveshjet e tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga
shteti që janë të detyrueshme për zbatim, legjislacioni penal etj. Në këtë punim do
trajtohen kryesisht zhvillimet kushtetuese të së drejtës për të jetuar në Shqipëri. Për këtë
qëllim do analizohen edhe vecoritë e garancive të ofruara nga kushtetuta jonë lidhur me
të drejtën për të jetuar krahasuar edhe me ato të vendeve të tjera paskomuniste në
Evropë si dhe me Kartën e të drejtave themelore të BE-së. E drejta për të jetuar është
kryeedrejta pasi pa jetën njeriu nuk mund të realizojë asnjë të drejtë tjetër. Në këtë
punim jeta do konceptohet përmes të kundërtës së saj, që është vdekja. Pra, punimi e
koncepton jetën si jo vdekje dhe të drejtën për të jetuar si e drejtë themelore që garantohet
në kushtetutë e trajton në kuptimin e saj të ngushtë dhe jo në kuptimin e një jete cilësore
psh apo të së drejtës për të jetuar me dinjitet. E drejta për të jetuar dikur merrej si
koncept nga e drejta fetare dhe mbrohej nga kjo e drejtë. Në sociademokracinë moderne
e drejta për të jetuar mbrohet nga kushtetutat, nga ligji dhe nga institucionet. Në sistemet
totalitare vdekja nuk vlen. Ajo ka ndërruar vend me jetën dhe jeta në këto sisteme mund
të merret pa të keq.
Fjalë Kyçe: E drejta për të jetuar, debat kushtetues, heqja e dënimit me vdekje, garanci
formale dhe thelbësore.
Hyrje
Gjatë regjimit diktatoria në Shqipëri “Shumë dënime janë dhënë pa ligj, shumë
ekzekutime janë bërë pa gjyq për të eliminuar të gjithë opozitarët e sistemit
komunist.”1 Në këto 25 vite Shqipëria ka bërë një ndryshim rrënjësor të paktën
formalisht duke ndryshuar nga Republikë Popullore Socialiste nën një sistem
totalitarist (ku e drejta për të jetuar nuk garantohej as formalisht në kushtetutë sic
bëhej me disa të drejta të tjera), në një Republikë që me kushtetutë është e shpallur
demokratike dhe që bazohet në shtetin e së drejtës, në pluralizmin politik dhe të
ideve e që ka në themel mbrojtjen e të drejtave të njeriut. A është sot Shqipëria
thelbësisht një vend demokratik? Kjo pyetje ka rëndësi sepse demokracia dhe shteti
I së drejtës janë vlera kushtetuese që lidhen edhe me garantimin e të drejtave të
njeriut. Le t’I referohemi 2 burimeve, antropologut shqiptar, profesor Përparim
Kabo -s dhe organizatës së pavarur Freedom house që ka si mision të saj zgjerimin
e lirisë nëpër botë. Freedom house e klasifikon Shqipërinë si një vend që ka një
1 Muzeu I memories, 2014, data e qasjes ne internet 17 prill 2015, http://muzeuimemories.info/.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT