Mbrojtja kushtetuese e lirive dhe të drejtave themelore në Gjykatën Kushtetuese

AuthorZahir Qerkini
Pages219-225
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
219
Mbrojtja kushtetuese e lirive dhe të drejtave themelore në Gjykatën
Kushtetuese
Zahir Qerkini
Abstrakt
Koncepti i lirive dhe të drejtave themelore paraqet një dimension të rëndësishëm që përmbajnë
kushtetutat e vendeve bashkëkohore. Mbrojtja kushtetuese e këtij koncepti, nga ana e një
institucioni të specializuar siç është Gjykata Kushtetuese, nalizon përpjekjen për të garantuar
ruajtjen nga arbitrariteti të atij dimensioni. Parimet kushtetuese mbi të cilat është ndërtuar ky
institucion, dhe ato që i mbronë ai janë treguesit kryesor për rolin e tij në vendet demokratike. Në
kontekstin e lirive dhe të drejtave themelore, Gjykata Kushtetuese paraqet majën e institucioneve
në nivel shtetëror, që bënë garantimin për mbrojtjen e tyre. Kështu ka përcaktuar edhe kushtetuta
e Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese është institucioni përfundimtar që bënë kontrollin e kushtetuetshmërisë
në vend. qoë kontrollin abstrakt (që përfshijnë kontrollin e kushtetuetshmërisë së akteve të
përgjithshme normative), poashtu edhe atë konkret. Përmes jurisdiksionit kushtetues, që buron nga
akti më i lartë juridik në vend, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës liritë dhe të drejtat themelore
mund të mbrohen përmes dy lloj mënyrave: e para, ka të bëjë me atë që quhet kontroll apriori
(paraprak, preventiv) i kushtetuetshmërisë, procedurë e cila bëhet me rastin amendamentimit të
kushtetutës dhe, e dyta, ka të bëjë me kontrollin konkret, aposteriori të kushtetuetshmërisë atëherë
kur kemi një shkelje të lirive dhe të drejtave themelore dhe kjo bëhet përmes ankesës individuale
kushtetuese.
Realizimi i mbrojtjes kushtetuese të lirive dhe të drejtave themelore në Gjykatën Kushtetuese,
paraqet tërë idenë mbi të cilën është i bazuar punimi, dhe atë përfshinë në radhë të parë referimin
individual para saj, procedurën e kontrollit të amendamenteve kushtetuese, parimet e përgjithshme
mbi të cilat funksionon ky institucion.
Fjalë kyçe: Kushtetuta e Kosovës, Liritë dhe të drejtat themelore, Gjykata Kushtetuese,
Amendamentimi, Referimi Individual.
Hyrje
Një nga ndryshimet esenciale të shtetit të së drejtës dhe atij totalitar është raporti ndërmjet
shtetit dhe lirive dhe të drejtavë të njeriut (Omari, 2012, 285). Dallimi thelbësor konsiton
në pretendimet e këtyre dy teorive që përfaqësojnë këto dy lloje shtetesh, ku shteti totalitar
pretendon në krijimin e lirive dhe të drejtave të njeriut ndërsa shteti liberal, ai i së drejtës,
koncepton ato si institucione të pranuara nga ana e tij dhe përpiqet ti mbrojë dhe respektoj
ato (Omari, 2012, 286). Në këtë rrjedhë, edhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore
në Gjykatën Kushtetuese, është tregues për një orientim të shteteve drejtë të qenurit shtet
i së drejtës. Si shumë shtete të tjera, edhe Republika e Kosovës ka paraparë me kushtetutën
e saj themelimin e institucionit të Gjykatës Kushtetuese si organ i cili në lëmin e lirive
dhe të drejtave themelore ofron një mbrojtje të veçantë. Kushtet që duhet plotësuar për
tu realizuar kjo mbrojtje, e që janë të normuara me legjislacionin pozitiv të Republikës

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT